Aplikime shumë, fonde pak/ Bujqësia, 20 përqind të prodhimit kombëtar, por fermerët marrin pak

18/04/2022 19:52

Në këto lista janë emrat e fermerëve që kërkojnë mbështetje nga qeveria për 6 masat e para, nga 12 që janë në total.

Afërsisht 12 mijë fermerët të sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe bletarisë kanë aplikuar për mbështetje, por nga këta vetëm 43%  e tyre do të mbështeten. Edhe pse në rritjen e eksporteve bujqësore, kontribujnë edhe ata fermerë që nuk  janë shpallur fitues.

“Bujqësia ka një kontribut rreth 19-20% në PBB, ndërkohë që shuma që merr nga buxheti është akoma shumë e vogël. Minimumi i buxhetit që duhet të shkoj për bujqësinë duhet të shkoj tek 5% e GDP.”- tha Shkelzen Marku.

Nga 61 mijë fermerë në total që kanë kërkuar subvencionim, 58 mijë prej tyre duan të përfitojnë naftën pa taksa. Mospërfshirja e të gjithë fermerëve në listën  fituese do të ndikojë në rënien e prodhimit bujqësor.

“Duhet ta nxisim prodhim bujqësor akoma më shumë tani. Nëse fermerët largohen atëherë raporti import-eksport do te thellohet me tej.“- tha Shkelzen Marku

Numri i fermerëve që besuan në skemën kombëtare 2022, këtë vit ishte dy herë më I lartë, se sa një vit më parë. Por Buxheti i bujqësisë prej  3.7 miliard lekësh  nuk është  I mjaftueshëm për të gjithë fermerët që kërkojnë subvencionim nga shteti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel