“Kam kaluar shumë”, këngëtari tregon se si e ka përjetuar momentin kur djali i tij tre vjeçar u diagnostikua me kancer

18/04/2022 18:32

Këngëtari, Michael Buble ka treguar në një intervistë se si jeta e tij u ndryshoi pasi djali i tij Noah, u diagnostikua me kancer.

46-vjeçari kanadez zbuloi për “The Mirror” se ndihej i paqëndrueshëm dhe i prekshëm,  pasi Noah u diagnostikua me hepatoblastoma, një lloj kanceri në mëlçi në vitin 2016.

“Kam kaluar shumë, natyrisht. Kur incizova këngën e fundit , djali im sapo kishte qenë në terapi dhe unë nuk isha gati të kthehesha”, tha ai.

Buble u tërhoq  nga muzika përkohësisht, pasi vendosi t’i përkushtohej djalit dhe familjes.

“Por ndihem shumë mirë tani dhe po vrapoja të shkoja sikur kjo peshë e madhe të ishte hequr nga unë. Djali im ishte i shëndetshëm, fëmijët dhe gruaja ime ishin mirë, jeta është e mirë”, shtoi më tej ai.

Djali i tij tashmë tetë vjeç, e ka kaluar me sukses sëmundjen, ndërsa këngëtari është gati t’i rikthehet jetës së tij artistike.

Michael Buble dhe aktorja Luisana Lopilato janë prindër të tre fëmijëve Noah tetë vjeç, Elias gjashtë vjeç dhe Vida tri vjeçe, ndërsa në shkurt treguan se janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

“Ne jemi shumë të emocionuar, të dërrmuar por edhe të emocionuar. Nuk më intereson nëse është djalë apo vajzë. Për mua, është e njëjta gjë”, tha Buble.

Këngëtari  zbuloi gjithashtu se ishte ai i cili  po përpiqej më shumë për të zgjeruar familjen e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel