Të bësh biznes online, edhe për Shqipërinë, gjate pandemisë, rezultoi një forme efektive që i dha hov të madh zhvillimit elektronik të tregtisë.

“Fillimet e tij janë tash 2 vjet që ne operojmë si biznes. Ka nisur online, me tesha të përdorura. Klienti i parë i kënaqur, e të tjerët e më pas është parë diçka e mirë si biznes online.” tha Samuel Halili, biznes online

Kalimi i vrullshëm nga blerjet tradicionale në dyqanet fizike drejt atyre përmes një rrjeti social në kohë normale do të kërkonte vite me radhë. Por për shkak te situatës se pandemisë, sot, shumë individë dhe kryesisht të rinj, e kanë kthyer atë në një burim të ardhurash, një formë vetëpunësimi.

“Morëm një iniciativë që do ta zhvillojmë tregtinë online se nuk po ndiheshim më mirë në punët tona, aq më tepër duke marrë parasysh se në pandemi të gjithë ishin me telefona në duar.”- tha Rezarta Cora, biznes online

Shitje blerjet online rezultuan një mundësi të mirë në Shqipërinë me variante të pakta punësimi e dëshirë për t’u larguar masivisht e shohin edhe ekspertët.

“Në Shqipëri mund të jenë diku në 10 mijë faqe që shesin online, por janë faqe të vogla. Nëse do ti përllogarisim të ardhurat që marrin këto familje, i bëjnë nder shtetit duke i kursyer ndihmën ekonomike.” tha Vjoldi Danaj, ekspert për ekonominë

Suksesi i këtyre formave te reja te tregtise, i rezistoi emergjences se pandemise dhe tani po konsolidohet.

Nga rroba të përdorura kemi kaluar në rroba të reja. Nëse klienti ka dashur foto të produkteve, e kemi dërguar, i kemi ndërruar dhe nëse ka qenë e nevojshme kemi kthyer edhe lekët.” tha Samuel Halili, biznes online

Por pak ditë më parë, policia vuri në pranga dhjetëra persona për kontrabandë mallrash, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash. Ekspertet drejtojnë gishtin drejt te dyshuarve te zakonshëm.

“Mendoj se është një favorizim klientelist që bëhet, sepse një shtet që godet online. Sot për të blerë një produkt online jashtë territorit të Shqipërisë nëse kalon 22 euro, qytetarët paguajnë dhe këto janë indicie për favorizime klienteliste.”

Vete sipërmarrësit e vegjël online nuk janë kundër rregullimit te tregut

“Mirë do ishte që tregu të formalizohej.” tha Rezarta Cora, biznes online

Por ekspertet kërkojnë një rregullim te plote, qe ti shërbejë tregut, dhe jo vetëm klientëve te radhës te qeverise.

“Formalizim do të thotë duke hequr disa taksa doganore, duke riparë të gjithë limitet e prurjeve, vlerat minimale sepse janë përtej çdo logjike, nuk mund të vendosësh një taksë 22 euro.” thaVjoldi Danaj, ekspert për ekonominë

 

 

 

Top Channel