Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Në pranga kanë rënë E.H 43 vjeç, pronar i një farmacie dhe Q.H 35 vjeç, pronar i një depoje.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në këto dy subjekte, u gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe pajisje dentare me vlerë rreth 17 mijë euro.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime proceduriale të mëtejshme.

Top Channel