E diel, 08 Maj 2022
13:24
“Qilim fest”/ Festë në kalldrëmet e Gjirokastrës

Në Gjirokastër është duke u mbajtur këtë fundjavë “Qilim Fest”, një spektakël qilimash dhe motivesh që kanë mbuluar kalldrëmet, demonstrime publike të traditës së punës në tezgjah, shoqëruar me kënde të ndryshme muzikore të polifonisë, muzikës instrumentale dhe grupeve live të jetës së natës.

13:16
Analiza/ 9 maji, jo më fitore! Putini tani përballet me lloje të ndryshme disfatash

Të hënën Rusia do të festojë Ditën e Fitores, me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

12:46
Policia plagos me armë një person në Kosovë, hasën rezistencë gjatë kontrollit në banesën e tij

Gjatë një bastisje në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia ka hasur në rezistencë dhe zyrtarët policor e kanë plagosur të dyshuarin.

12:39
Përmbysje e çmendur përpara 60 mijë tifozëve, klubi historik rikthehet në Bundesliga

Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli.

12:37
Simptomat e covid19/ Mjekët e familjes: Mos i anashkaloni, bëni test

Muaji maj erdhi me heqjen e të gjitha kufizimeve anti-Covid në Republikën e Shqipërisë. Vërtet ka një numër në rënie të të infektuarve në një ditë, por mjekët konstatojnë se ky numër është më i lartë duke pasur parasysh që njerëzit ose mjekohen vetë në shtëpi, ose qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm telefonik me doktorët.

12:24
Dogana e Shishtavecit, 600 automjete kalojnë çdo ditë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në doganën Shishtavec-Krushevë çdo ditë kalojnë mbi 600 automjete.

12:13
“Gjuetia” për shoferët e autobusëve/ Kontrolle urbanëve në kryeqytet për alkool

Javët e fundit është vërejtur se në kryeqytet disa autobusë urbanë janë përfshirë në aksidente ku më seriozi ishte ai I shënuar në zonën e Shallvareve mbrëmjen e 29 prillit. 

12:12
Vrau me thikë 60-vjeçarin në Tiranë, arrestohet i riu

Oligert Dhimtri, është arrestuar në flagrancë si autor i dyshuar i vrasjes së 60-vjeçarit Ilir Kapo ditën e djeshme, për motive të dobëta.

12:05
Zelensky mesazh në 8 maj, takim virtual me G7 dhe Biden

Presidenti Zelenskiy e ka krahasuar pushtimin e Putinit në Ukrainë me veprimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa Ukraina shënon 8 majin Ditën e Kujtimit dhe Pajtimit.

11:52
Bie nga ballkoni gruaja në Durrës, përfundon në spital

Një grua 62 vjeçe ka rënë nga ballkoni paraditen e kësaj të diele në Durrës.

11:40
Gjykata e la në burg, ish-truproja i Sajmir Tahirit: Nuk kam lidhje me trafikun, më kanë përzier kot

“Nuk kam lidhje me trafikun dhe më kanë përzier kot në këtë histori”, kështu e nisi deklaratën e tij ish-truproja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

11:26
Sapo u kthye nga spitali, humb jetën në rrethana të paqarta një grua në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Albana Saliçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit te Korçës.

11:06
Dhuna në stadium, arrestohen tifozët që shkaktuan rrëmujë në Elbasan Arena

Gjatë ndeshjes e cila u zhvillua dje në stadiumin Elbasan Arena janë arrestuar Erald Vata dhe Eraldo Dushku pasi kanë dëmtuar stolat e stadiumit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

10:57
U ekstradua nga Gjermania, gjykata lë në burg Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, njërin nga ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

10:47
Dhjetëra të vdekur pas bombardimit të shkollës në Luhansk/ Kievi pretendon fundosjen e anijes së dytë ruse

60 persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

10:36
Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës. Me disa efekte të sanksioneve që ende pritet të vihen në fuqi numri i të papunëve mund të rritet edhe më tej.]

10:18
Sa shumë oferta prej shkarkimit, Solskjaer gati të riniset… nga Premier League

Ole Gunnar Solskjaer humbi postin e trajnerit të Manchester United pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit në muajin nëntor. Ish-sulmuesi norvegjez ka marrë disa oferta nga klube të Premier League.

10:07
Ndihmës-sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Mirjana Špoljarić Egger, përfundon vizitën në Shqipëri

Znj. Špoljarić Egger rikonfirmon angazhimin e UNDP-së për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor të Shqipërisë dhe anëtarësimit të vendit në BE.

10:00
Tirana fiton titullin e 26-të, Veliaj: Tirona Kampion! Urime. Nga zemra

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar ekipin e Sport Klub Tiranës për fitimin e titullit kampion.

09:44
Laçi për të vulosur Europën, Kastrioti paralajmëron “turn over”

Java e 33-të e “Abissnet Superiore” vendosë përballë Laçin dhe Kastriotit, me kurbinasit që do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive, ndërsa krutanët prezantohen pas humbjes në Korçë.

09:35
Emri/ Skemë mashtrimi me TVSH-në në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar me 4 vite burg

38-vjeçari Sotiraq Beci është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

09:28
Përçarjet e komunitetit rusishtfolës në Gjermani

Komuniteti rus në Gjermani kërcënohet me përçarje serioze për shkak të shënimit të ditës së fitores kundër fashizmit. Pritet që këtë ditë të ketë demonstrata të mëdha në Gjermani.

09:19
Mbi 100 të arrestuar dhe 18 të shpallur në kërkim, çfarë ka ndodhur gjatë një jave në vendin tonë

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.

09:06
Sinn Fein, fitore historike në zgjedhje në Irlandën e Veriut, thirrje për Irlandë të bashkuar

Sinn Fein është bërë partia e parë nacionaliste që ka fituar më shumë vende në zgjedhjet e Irlandës së Veriut në 101-vite.

08:53
Dita e çlirimit të Europës/ Lufta në Ukrainë hedh hije mbi Rusinë

Në orët e 8 dhe 9 Majit mori fund Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e Gjermanisë hitleriane. Rusia e feston këtë si “ditën e fitores”. Por Putini po e përdor gjithnjë e më shumë 9 Majin për propagandë lufte.

08:47
Modeli i biznesit të bimëve narkotike, që po ia “kalon” bujqësisë, sjell deri në 1 mld euro të ardhura në vit

Kultivimi i kanabisit në të zezë duket se është dega më produktive e bujqësisë dhe ka evoluar me shpejtësi në pesë vitet e fundit, në drejtim të teknologjisë dhe kultivarëve.

08:41
Sulm me bombë në një shkollë në Luhansk, dyshohet për 60 të vdekur

Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

08:24
Të rrethuar prej javësh nga rusët, civilët evakuohen nga uzina Azovstal në Mariupol

Pas një kohe të gjatë të izoluar, të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.

08:18
Ekonomia ilegale e kanabisit, çfarë do të sjellë legalizimi në Shqipëri

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në një kohë kur kultivimi i kanabisit rekreativ është konsoliduar në Shqipëri.

08:12
Temperaturat deri në 27 gradë! Mësoni si do të jetë moti për këtë të diel

Kjo e diel do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante, sipas MeteoAlb.

00:00
A Live Night/ Ja fatura që duhet të paguajë vajza ideale e Ylli Limanit

Si rrallëherë artisti Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

E shtunë, 07 Maj 2022
23:07
Memaliaj/ Zjarr në banesë, shpëtojnë katër familjarët

Një zjarr ka shkrumbuar banesën e Fatmir Shehut në lagjen nr 5 në qytetin e Memaliajt.

23:04
A Live Night/ Ylli Limani melankolik dhe i mallëngjyer teksa flet për shokët dhe lagjen e vjetër

Gjatë rrëfimit të veçantë në “A Live Night”, melankolik dhe i mallëngjyer Ylli Limani rrëfeu dhe një pjesë të historisë së tij me shokët dhe lagjen e vjetër para se të shkonte me familjen në Gjermani për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

22:54
A Live Night/ Si ndryshoi jeta e Yll Limanit prej një audicioni gjysmak në “The Voice”

Në një rrëfim të sinqertë në A Live Night, Ylli Limani tregoi se si ndryshoi jeta e tij nga një audicion gjysmak në “The Voice of Albania”.

22:32
Festë me “napolonin”, futbollistët surprizojnë Orges Shehin

Festë e ligjshme në kampin bardheblu, me lojtarët që pasi përqafuan të gjithë trajnerin Orges Shehi në përfundim të ndeshjes, bënë të njëjtën gjë edhe në momentin që ai u paraqit para studios së improvizuar të emisionit “Gol pas Goli”, për të ndarë emocionet e suksesit.

22:30
“Derbi i fundit, marr edhe Seferin me vete”, Hoxhallari: Penalltia? Çfarë i thashë Belicës

Erion Hoxhallari u shpall kampion me Tiranën edhe dy vite më parë, por ky i sotmi ka një tjetër ndjesi. Kapiteni i bardhebluve u shfaq në “Gol pas Goli” në Supersport bashkë me goleadorin Taulant Seferi, dhe të prekën disa tema. HOXHALLARI – “Ky titull apo ai para dy vitesh? Ky më shijon më shumë, pasi jam kapiteni dhe kemi dominuar kampionatin. […]

22:28
“Demat tërbohen” nga festa bardheblu, thyejnë stolat dhe përleshen me policinë

Tri vite më parë, Partizani triumfonte në derbin ndaj Tiranës dhe niste zyrtarisht festën e titullit kampion, ndërsa mbrëmjen e sotme historia u përsërit në “Elbasan Arena”, por në krahun e kundërt.

22:25
Halili: Titulli për tifozët, Shehi prind për çdo lojtar. Festa? Kam një kërkesë për Bashkinë

Lot feste te Tirana. Presidenti i Tiranës, Refil Halili ka fjalë të mira për të gjithë. Në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport, kreu i 26 herë kampionëve të Shqipërisë ndalet gjatë te trajneri Orges Shehi dhe ka një kërkesë publike për Bashkinë.

22:23
Homazhet për Ilvi Metën, Berisha: Nisim së shpejti protestat kundër vjedhjeve shtetërore

Ish-kreu i PD-së, Sali Bersha i është bashkuar homazheve para Kryeministrisë për të riun ilvi Meta i cili humbi jetën brenda komisariatit të Kavajës.

22:01
Tirana mund Partizanin/ Sherr mes tifozëve, të acaruar shkatërrojnë stolat

Nuk kishte si të mos mungonte acarimi i tifozëve pas fitores së Tiranës në sfidën me Partizanin këtë mbrëmje në “Elbasan Arena”.

21:46
Bebja 8-muajshe vdes e mbyllur në makinën e nxehur, gjatë arrestimit të babait nga policia në SHBA (fotot)

Një i ri në Georgia, SHBA është akuzuar me vrasjen e bebes së tij tetë-muajshe, e cila u la e mbyllur në makinën e nxehtë, kur babai hyri në stacionin e policisë për të marrë armën e tij por u arrestua.

21:35
A Live Night/ Lidhja e ngushtë e Ylli Limanit me babanë dhe performanca pa lejen e tij e grupit Minatori

Këngëtari Ylli Limani është i ftuari special në natën e dytë të “A Live Night” nga Ledion Liço.

21:22
Jordania thirrje Izraelit të ndalojë bastisjet në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem (fotot)

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Haitham Abul Foul tha sot se “Të gjithë 144 hektarët e Mesxhid al-Aksa janë vende adhurimi për besimtarët muslimanë”

21:08
Vdekja e Ilvi Metës, homazhe nga qytetarët e Elbasanit

 Mbahen homazhe para Drejtorisë së Policisë në nder të 31-vjeçarit, Ilvi Meta i cili humbi jetën ne paraburgimin e komisariatit të Kavajës.

20:54
Pankarta dhe qirinj, protestë paqësore nën moton ”Stop vrasjes në komisariate” në Kavajë

Nën moton ”Stop vrasjes në komisariate”, në qytetin e Durrësit po zhvillohet protesta e heshtur pranë komisariatit të policisë ku të rinj me pankarta në duar janë vendosur para godinës  policore.

20:41
Protesta për Ilvi Metën, Baçi: S’është rasti i parë që një person jep jetën në komisariat

Deputeti Luan Baçi gjatë protestës paqësore në Fier tha për mediat se nuk është rasti i parë vdekja e 31- vjeçarit Ilvi Meta në komisariatet e policisë.

20:40
Festë bardheblu në “Elbasan Arena”, Tirana merr zyrtarisht titullin Kampion

Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin futbollistik 2021-2022 në Abissnet Superiore.

20:17
Sri Lanka shpall sërish gjendjen e emergjencës pas protestave të studentëve (fotot)

Policia ishte dislokuar sot në rrugët e kryeqytetit të Sri Lanka, Kolombo pasi presidenti shpalli sërish gjendjen e emergjencës.

20:16
Përmendorja e Hasan Prishtinës vendoset në qytetin e Vlorës pranë bustit të Ismail Qemalit

Vendoset në Vlorë përmendorja e heroit Hasan Prishtina.

20:15
“Stop vrasjes në komisariate”/ Potestë paqësore në disa qytete të vendit pas vdekjes së Ilvi Metës

Qytetarë në disa prej qyteteve të vendit kanë protestuar në mënyrë paqësore pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.

20:08
Autonomia spitalore/ Qeveria ka përgatitur projektin, ja si do funksionojë

Spitalet tona pritet të përfitojnë autonominë financiare dhe menaxheriale.

20:07
Protestuesit luftojnë me policinë në Kili pas plagosjes me plumb në kokë të gazetares (fotot)

Demonstruesit të zemëruar u përleshën me policinë dje në kryeqytetin kilen Santiago, në mbështetje të Francisca Sandoval, gazetares së qëlluar me plumb në kokë në protestën e 1 majit.

19:59
Turistët e pranverës/ Shumica e të huajve duan të vizitojnë natyrën shqiptare

Periudha e pranverës pëlqehet më së shumti nga turistët e huaj për të vizituar vendin tonë dhe për të mësuar për historinë e saj.

19:50
Euro po fiton betejën/ Zgjerohet përdorimi i valutës evropiane në ekonominë shqiptare

Edhe pse Banka e Shqipërisë, së bashku me AMF(Autoritet Mbikëqyrjes Financiare) dhe Ministrinë e Financave po ndjekin një paketë deeuroizimi prej pesë vitesh, për të forcuar monedhën kombëtare, shifrat tregojnë se politika nuk po jep efekte.

19:45
Qelitë e reja të paraburgimit/ Tiranë, do mbahen të gjithë të ndaluarit e policisë

Prej kohësh Policia e Tiranës ka pasur problem në trajtimin e personave të ndaluar dhe të arrestuar kjo për shkak të kushteve jo të mira të dhomave të sigurisë në komisariate por edhe mbipopullimit.

19:40
Merr fund pritja, Uzuni vjen nga stoli dhe gjen golin e parë në Spanjë

Iu deshën 12 ndeshje dhe shumë mundësi të shpërdoruara para se Myrto Uzuni të festonte golin e parë në elitën spanjolle, La Liga.

19:04
Rama-opozitës: Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAK-un sipas nongratave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të ashpër pas deklaratave nga ana e opozitës, se ai ka kërcënuar SPAK-un.

18:43
Tentoi të vidhte para në recepsionin e spitalit, momenti kur 34-vjeçari nxjerr pistoletën lodër

Një 34-vjeçar u prangos nga policia në Gjirokastër pasi tentoi t’i vidhte një shumë parash recepsionistes së spitalit rajonal , nën kërcënimin e një pistolete lodër.

18:35
Dygolësh historik, Lukaku ndryshon “prefiks”! Broja nuk “ndez” sërish

Romelu Lukaku shënoi një dygolësh për Chelsea, duke u ngjitur në kuotën e 200 golave me klube në kampionatet ku ka luajtur.

18:26
Berisha akuza kryeministrit: Rama do të shtijë në dorë regjistrin bankar!

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, pak orë pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste.

18:11
Babai i nevrikosur lufton me 30 nxënës shkolle pas konfrontimit me ngacmuesit e bijve të tij (fotot)

40-vjeçari Willie Smith kishte nisur luftën me studentët perkrah djemve të tij pasi refuzonte të shmangej prej “gangstereve” të shkollës.

18:10
Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane kanë dalë për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar.

18:07
Trafik droge dhe pjesë e një grupi kriminal, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në kërkim për trafik droge është ekstraduar nga Gjermania drejt vendit tonë këtë të shtunë.

18:01
Vizita në SHBA, Veliaj takon Mark Gjonaj: Krenar për rolin e tij për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej” në New York City

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar dhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.

17:49
Ndeshja Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”, kontrolle të shumta policore

Kontrollet policore janë shtuar në autostradën Tiranë-Elbasan për shkak të ndeshjes Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”.

17:44
Partizani-Tirana/ Publikohen formacionet zyrtare, Shehi me sulm të sajuar

Partizani dhe Tirana do të matin forcat për herë të fundit këtë sezon, duke nisur nga ora 18:45 në “Elbasan Arena”, me “të kuqtë” që do të synojnë të blindojnë Europën dhe “bardheblutë” që duan të vulosin titullin kampion në derbi.

17:34
11 ushtarë egjiptianë vriten gjatë neutralizimit të ‘sulmit terrorist’ në Suez (fotot)

Një oficer dhe dhjetë ushtarë egjiptianë janë vrarë sot pas zbulimit të një “sulmi terrorist në zhvillim” në një stacion “ujë-ngritjeje” në lindje të Kanalit të Suezit, tha sot pasdite një zëdhënës i ushtrisë.

17:30
Tiranë, gjendet pa shenja jete 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë.

17:24
Me drogë në makinë, arrestohen në Morinë tre persona banues në Mitrovicë

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

17:17
Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari shtrohet në spital

Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.

17:11
Alpinisti vdes pak para se të arrijë majën e tretë më të lartë të botës në Himalaje (fotot)

Një alpinist 52-vjeçar ka humbur ndjenjat në fazat e fundit të ngjitjes në majën e malit të tretë më të lartë të botës.

17:06
31 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, tetë persona në spital

31 persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 284 numrin e rasteve aktive në të gjithë vendin.

16:59
E rëndë në Kosovë/ Arrestohet polici, vret me armë vëllanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Kosovë, ku një polic ka vrarë me armë vëllanë e tij në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

16:52
“Ne jemi me ju!”/ Zonja e Parë e SHBA-së viziton refugjatët ukrainas në Rumani

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden ka vizituar këtë të shtunë gra dhe fëmijë ukrainas të cilët janë strehuar në Rumani prej luftës në Ukrainë.

16:41
Aristokrati britanik gjykohet për ‘pastrimin’ e 200mln paundë para të pista në zyrë, zbulohet nga gjyqi (fotot)

Gjyqi i një biznesmeni të njohur në Britani tregoi sot pamjet e zyrave të tij të numërimit ku besohet se po “pastroheshin” rreth 260 milionë paundë.

16:33
Lufta në Ukrainë/ Goditen nga raketat Odessa dhe Sumy, plagoset një roje kufitare

Disa raketa kanë goditur sot qytetin-port të Odesës në jug të Ukrainës, sipas zëdhënësit të administratës rajonale, Serhiy Bratchuk.

16:19
Inflamacioni kronik prek çdo moshë/ Si ta luftoni për shëndet të mirë

Sipas ekspertëve 3 nga 5 njerëz në botë vdesin nga sëmundje që lidhen me inflamacionin kronik.

16:17
Pijet apo ushqimet me sheqer, cilat ju shëndoshin më shumë

Pijet apo ushqimet me sheqer tashmë janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve.

15:59
Dybala përmirëson numrat, barazon legjendën e Juves

Në prag largimi nga Juventus, Paulo Dybala bëhet pjesë e historisë.

15:57
Karteli kolumbian Gulf nis ‘hakmarrjen’ për ekstradimin e liderit duke vrarë policin e djegur makina në veri (fotot)

Një polic jashtë detyre u vra e u grabit ndërsa disa makina janë djegur në 24 orët e fundit nga karteli kolumbian i drogave Gulf , siç raportohet në kundërpërgjigje ndaj ekstradimit të shefit të tyre Dairo Antonio ‘Otoniel’ Úsuga kësaj jave drejt SHBA.

15:51
Conte: Fitorja duhet t’iu kthehet në “drogë”, vetëm kështu Tottenham do bëhet “i frikshëm”

Antonio Conte beson se Tottenham duhet të jetë i varur pas fitoreve në formën që të krijon “droga varësi”, për të zhvilluar mentalitetin e fituesit.

15:44
Shitja do të finalizohet në fund të majit, ja kush janë pronarët e rinj të Chelsea

Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly firmosi një kontratë për blerjen e Chelsea për rreth 5 miliardë euro, dhe tani që të hyjë në fuqi akordi që mbyll epokën e Roman Abramovich, duhet të aprovohet nga Premier League dhe nga qeveria britanike.

15:38
Takimi i parë pas themelimit të KMSH/ Papa takon kreun e KMSH, Bujar Spahiu: Në qendër, bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve

Minarja e Xhamisë së Et’hem beut dhe kambanorja e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër u bashkuan sot në dhuratën, që iu dorëzua Papës Françesku nga kreu i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, për vizitë në Vatikan.

15:24
OKB: Njerëzit do të vdesin për bukë, rihapni portet e Ukrainës

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara jep alarmin për rrezikun e një kërcënimi të afërt nga uria në disa pjesë të botës, dhe ka kërkuar që të happen sa më shpejt portet e Ukrainës së përfshirë nga lufta.

15:23
Ndalon gjyqi i vrasjes pasi majmuni vjedh dosjen me provat e prokurorit (fotot)

Gjyqi i një vrasjeje misterioze u detyrua të ndalohej dje në Indi prej disa rrethanave të pazakonta, ku sipas raportimeve një majmun kishte vjedhur dokumentet e akuzës para se ato të arrinin në gjykatë.

15:20
Veliaj takon kryebashkiakun e Nju Jorkut: Pas “Fan Nolit”, një tjetër rrugë do të marrë emrin “Skënderbeu”. Shenjë e lidhjes sonë të veçantë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

15:19
Moska nxjerr në rrugë raketat termonukleare: Paralajmërim për Perëndimin nga Sheshi i Kuq

Raketat termo-nukleare u nxorën në rrugët e Moskës si një paralajmërim rrëqethës për Perëndimin, ndërsa diktatori Vladimir Putin përgatitet për paradën e përvitshme madhështore të Ditës së Fitores se vendit të tij mbi nazizmin në 9 maj.

15:14
Kosovë, shtrenjtohet nafta. Çmimi në shitje ka shkuar në 1.73 euro për litër

Pas një stabiliteti të shkurtër me çmimin e naftës, pati sërish lëvizje në treg. Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent.

15:14
“Sulmi i koduar i Edi Ramës”, Këlliçi: SPAK të mos i nënshtrohet urdhërit të tij

“Ka informacione të besueshme, Rama i përfshirë në hetime ndërkombëtare. I kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit. SPAK të mos i nënshtrohet urdhërit të tij.” Kështu u shpreh në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi. Deklarata vjen pas deklaratave të Ramës për SPAK, bërë sot në Asamblenë e PS.

15:09
Ndërhyn sigurimi, tensione në gjyqin e Johnny Deppit me Amber Heard (Pamjet)

Dëshmia e rëndë e Amber Heard ka sjellë një përballje të tensionuar me Johnny Depp. Teksa 36 vjeçarja po akuzonte  Jonnyn se e kishte sulmuar seksualisht me një shishe pije alkoolike dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste në mars të vitit 2015 në Australi, ai është ngritur në këmbë dhe ka tentuar t’i afrohet.

15:08
Vrasje nën efektin e alkoolit/ Tiranë, 37-vjeçari vret shokun e pijes me thikë

Në orën 11:15 të paradites, Ilir Kapo, 60 vjeç u shemb përtokë i gjakosur dhe pa frymë. Ai u qëllua barbarisht me një thikë buke nga fqinji i tij Ligert Dhimitri, 37 vjeç.

15:04
Rama: SPAK po dështon. Akuza e kryeministrit: Pengoi gjyqtarin e vlerësuar nga DASH

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka marrë kritika të forta nga kryeministri Edi Rama për performancën e deritanishme gati tre vjeçare. Retorika e zgjedhur nga Rama në adresë të SPAK ishte e ashpër dhe la të kuptohet se për kryeministrin kjo strukturë është afër dështimit të misionit të saj, financuar e  […]

15:00
Vetëvrasja mund të parandalohej/ Komiteti i Helsinkit gjen shënimet se policët e parashikuan ngjarjen

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar rastin e vetvrasjes së ndodhur në komisariatin e Kavajës dhe dalin në konkluzionin që ajo mund të ishte parandaluar.

14:44
Risia e re e TikTok për të fituar më shumë para

TikTok prezanton një mënyrë të re për krijuesit për të fituar para.

14:42
Elon Musk, CEO i përkohshëm i Twitter

Elon Musk pritet të shërbejë si CEO i përkohshëm i Twitterit për disa muaj pasi të përfundojë blerjen e rrjetit social prej 44 miliardë dollarësh.

14:36
Ndërron jetë ylli i YouTube, Kevin Samuels

Ylli i YouTube, Kevin Samuels, ka vdekur të enjten pas një sërë thashethemesh që u bënë virale në rrjetet sociale.

14:14
Krerët ushtarakë nuk i binden Putinit: Është i sëmurë, s`e lëmë të shtypë butonin e kuq

Urdhri i Vladimir Putinit për të goditur Ukrainën apo Perëndimin me armë bërthamore do të injorohej nga krerët e tij ushtarakë, thonë media të huaja, sipas të cilave shumë zyrtarë vendas, të ushtrisë e sigurisë por edhe oligarkë, mendojnë se shefi i Kremlinit ose është duke vdekur, ose është i sëmurë rëndë.

14:03
Betohet Macron: 5 vjet të tjera në krye të Francës

Emmanuel Macron bëri betimin për një mandat të dytë pesëvjeçar në krye të shtetit francez.

13:55
Italia sekuestron superjahtin e “Putin”: 700 mln dollarë, “po ikte në ujëra ndërkombëtare”!

Autoritetet italiane sekuestruan një superjaht gjigand, me vlerë 700 milionë dollarësh, pronësia e të cilit është rrethuar me mister, por besohet se ai i përket vetë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.

13:53
U ndalua për korrupsion, ish presidenti i Gjeorgjisë rrezikon të vdesë në burg

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili mund të vdesë nëse nuk merr kujdesin e duhur, paralajmëruan mjekët që e kanë vizituar në burg.