Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Kosovë, ku një polic ka vrarë me armë vëllanë e tij në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Sipas policisë, autori është arrestuar, ndërkohë që ka nisur hetimi për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku që çoi në përdorimin e armës për kryerjen e aktit të rëndë.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin“, sipas policisë.

Top Channel