Foto ilustruese

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë.

Sipas policisë, ai nuk kishte shenja dhune në trup. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes së tij.

“Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

 

Top Channel