Përmendorja e Hasan Prishtinës vendoset në qytetin e Vlorës pranë bustit të Ismail Qemalit

07/05/2022 20:16

Vendoset në Vlorë përmendorja e heroit Hasan Prishtina.

Në ceremoninë e inagurimit të kësaj përmendoreje në Vlorë ishin prezent,nipi i Hasan Prishtinës,  Mehmet Prishtina, ministri i mbrojtjes së kosovës,Armend Mehaj kryetari i bashkisë së prishtinës, Përparim Rama, si Kryetari bashkisë së Drenasit Lladrovcki, si dhe ambasadori i kosovës në Shqipëri, Skendër Durmishi të cilët u pritën në ceremoni nga autoritetet vendase. Mehmet Prishtina nipi i heroit kombëtar shprehet se me vendosjen e shtatores së hasan prishtinës në vlorë ka përmbushur në këtë mënyrë amanetin e tij për tu prehur në atdhe.

Ndërsa kanë përshëndetur vendosen e përmendores së hasan prishtinës në Vlorë edhe autoritetet e mbërritura nga Kosova,si kryebashkiaku Leli,  të cilët vendosjen e përmendores në vlorë e shohin si simbolik që heroi kombëtar nuk i përkiste vec Kosovës, por i përkiste gjithë Shqipërisë.

Busti i Hasan Prishtinës është vendosur pranë pallatit të kulturës labëria në Vlorë teksa përballë ka bustin e plakut të urtë të pavarësisë Ismail Qemali si simbolik e bashkimit kombëtar.

Top Channel