A Live Night/ Ylli Limani melankolik dhe i mallëngjyer teksa flet për shokët dhe lagjen e vjetër

07/05/2022 23:04

Gjatë rrëfimit të veçantë në “A Live Night”, melankolik dhe i mallëngjyer Ylli Limani rrëfeu dhe një pjesë të historisë së tij me shokët dhe lagjen e vjetër para se të shkonte me familjen në Gjermani për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

Ylli i kujton me mall shokët e fëmijërisë, duke e konsideruar si një prej periudhave më të bukura për të.

“Kam pas një fëmijëri jashtëzakonisht të lumtur, jam shumë me fat, si fillim kemi jetu tek lagjia ‘Bregu i Diellit’, babi, mami bashkë me motrën pas disa vitesh pas luftës morën shtëpinë tek lagjja e re, e mbaj mend melankolinë dhe mallëngjimin që kisha për shokët e lagjes në ‘Bregun e Diellit’. Ishte një vuajtje që nuk i takon një fëmije, kishte fëmijë edhe në lagjen e re, por kur shkova në lagjen e re nuk haja, nuk pija nuk flija. Unë e kisha mendjen atje tek gjyshja e shokët dhe i thosha mamit që tani është ora 6 ata kanë dalë, tani është ora 7  ata shkojnë me ngrënë, ajo më thoshte nëse mendon që kjo është vuajtje ma trego kur të rritesh. Kemi qëndruar në Gjermani, e kuptonim që po jetonim atje se është luftë, pavarësisht se prindërit tregoheshin tepër të kujdesshëm”, tha Ylli.

Ylli Limani është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me zërin dhe rrymën e veçantë që ka zgjedhur të përcjellë.

 

 

Top Channel