Sa shumë oferta prej shkarkimit, Solskjaer gati të riniset… nga Premier League

08/05/2022 10:18

Ole Gunnar Solskjaer humbi postin e trajnerit të Manchester United pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit në muajin nëntor. Ish-sulmuesi norvegjez ka marrë disa oferta nga klube të Premier League.

Dëshira e tij është të rikthehet në pankinë duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Media norvegjeze VG, raporton se 49-vjeçari është kontaktuar nga klube të ndryshme të elitës së futbollit anglez prej momentit që u shkarkua.

Rikthimi në Premier League është opsioni më i mundshëm për të. Solskjaer drejtoi United në 149 ndeshje gjatë 2.5 viteve që punoi si trajner në “Old Trafford”, duke grumbulluar 1.79 pikë për ndeshje.

Top Channel