Mbahen homazhe para Drejtorisë së Policisë në nder të 31-vjeçarit, Ilvi Meta i cili humbi jetën ne paraburgimin e komisariatit të Kavajës.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë kur Meta u gjet i vdekur në mjediset e paraburgimit ku mbahej i arrestuar për vjedhje.

Blendi Himci kryetar i PD Elbasan tha për mediat: Kjo është vrasje shtetërore në mjedisin ku njeriu duhet të ndihet më i sigurt. Arroganca e këtij pushteti ka arritur kulmin. Kërkojmë transparencë të hetimit. Vdekja e një të riu në komisariat na tmerron të gjithëve si qytetarë.

Top Channel