Halili: Titulli për tifozët, Shehi prind për çdo lojtar. Festa? Kam një kërkesë për Bashkinë

07/05/2022 22:25

Lot feste te Tirana. Presidenti i Tiranës, Refil Halili ka fjalë të mira për të gjithë. Në prononcimin për “Gol pas Goli” në Supersport, kreu i 26 herë kampionëve të Shqipërisë ndalet gjatë te trajneri Orges Shehi dhe ka një kërkesë publike për Bashkinë.

Dua t’u falënderoj të gjithëve, falënderoj në veçanti gjithë skuadrën, ata kanë bërë gjithçka mirë. Ndeshja ndaj rivalit të përjetshëm na shijoi shumë, por pas ndeshjes jemi miq me të gjithë.

Falënderime edhe stafit, Shehi ka qenë prind i dytë për çdo lojtar, edhe Osmanin, i cili zgjodhi lojtarët. I shtuam një titull klubit. Falënderoj edhe tifozët. Ata sakrifikojnë në kriza dhe vijnë mbështesin Tiranën e madhe.

Objektivat? Shpresojmë që të jemi një skuadër shumë e kujdesshme. Të bëjmë më mirë se vitet e kaluara. Kemi ditur t’i menaxhojmë problemet financiare të akumuluara. Jemi afër dërgimit të situatave financiare zero në zero.

Gabime kemi bërë, por skuadra, jo 100%, mund të ketë lëvizje, por lëvizjet nuk i bëjmë ne. Gjithë skuadra do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është. Do flasim gjatë. Dua që festën ta bëjmë në sheshin “Skënderbej”, të na japë leje Bashkia dhe të bëjmë një festë madhështore për këtë klub kaq të madh.

Pse lojtarët festonin me Shehin? Ai ka qenë një prind i dytë për ata, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Një njeri shumë i kujdesshëm, rrallë kam parë një mjeshtër të tillë. E gjithë merita i takon trajnerit.

Ndihmë nga fëmijët? Po, ndihmë e madhe. Ata u rritën me Tiranën. Grenti ka marrë eksperiencë. Kur bëjmë marrëveshje me lojtarë, dhe ulen drejtori sportiv dhe djali i presidentit, është më mirë. Do ecim përpara, kam besim te klubi dhe stafi”, deklaroi presidenti i Tiranës./Super Sport

Top Channel