Mbi 100 të arrestuar dhe 18 të shpallur në kërkim, çfarë ka ndodhur gjatë një jave në vendin tonë

08/05/2022 09:19

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 496 persona, nga këta: 124 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 18 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 34 persona në kërkim, nga këta: 25 në kërkim kombëtar dhe 9 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Bulevardi”, “Gaminator 3”, “Madrid”, “Ëalkers”, “Couple 1”, “Lugo”, “Sevilla”, “Again”, “Alias”, “Road Guard 17”, “Gjurmë”, “Informaliteti 3”, “Grecalli”, “Ëide”, “Coin”, “Vilanova” dhe “Continuance”.

Janë zhvilluar 7 operacione policore për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese spanjolle, për vepra të ndryshme penale. Në zbatim të marrëveshjes për ekstradimet, këta shtetas do të ekstradohen drejt Spanjës.

Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Gjormi” dhe “Fushë Malbardhë”, të zhvilluara nga Policia e Kurbinit, si dhe operacioni “Ëide”, i zhvilluar nga Policia e Fierit. Gjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 320 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e një banese dhe dhjetëra fidanë narkotikë, të kultivuar në kubikë.

Gjatë operacioneve policore në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, dhjetëra doza me kokainë dhe heroinë, qindra bimë dhe fidanë narkotikë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 15 raste dhe janë sekuestruar 5 armë zjarri, 7 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 thika, municion luftarak etj.

Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale; janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 22 raste të krimeve mjedisore; 3 raste të organizimit të lojërave të fatit; 8 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 8 makineta për lojëra fati, 10 aparate celulare dhe shuma parash.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 39 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 40 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Policia Rrugore/Vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me shërbime të dedikuara, duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 348 leje drejtimi, nga të cilat: 216 për tejkalim shpejtësie, 80 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 52 për qarkullim në sens të kundërt.   Janë arrestuar 97 drejtues mjetesh, nga këta: 54 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 43 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike. Janë vendosur 15.635 masa administrative, si dhe janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Kontrolle të shtuara në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar. Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 4 shtetas për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 3 shtetas për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 persona për “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe 2 të tjerë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Top Channel