Me drogë në makinë, arrestohen në Morinë tre persona banues në Mitrovicë

07/05/2022 17:24

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Gjatë kontrollit të makinës tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A. policia gjeti kanabis.

“Blutë” sekuestruan drogën, automjetin dhe katër aparate celulare.

Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel