11 ushtarë egjiptianë vriten gjatë neutralizimit të ‘sulmit terrorist’ në Suez (fotot)

07/05/2022 17:34

Një oficer dhe dhjetë ushtarë egjiptianë janë vrarë sot pas zbulimit të një “sulmi terrorist në zhvillim” në një stacion “ujë-ngritjeje” në lindje të Kanalit të Suezit, tha sot pasdite një zëdhënës i ushtrisë.

Personeli i sigurisë u vranë pas konfrontimit me grupin e militantëve që po sulmonin stacionin. Pesë të tjerë u plagosën sipas burimeve.

“Elementët terroristë janë duke u ndjekur nga forcat ushtarake dhe janë rrethuar në një zonë të izoluar në gadishullin Sinai,” tha zëdhënësi në një deklaratë.

Ngjarja është humbja më e madhe e ushtrisë egjiptiane vitet e fundit, në fushatën e saj kundër militantëve të lidhur me ISIS në gadishullin lindor Sinai.

Pesë ushtarë gjithashtu u plagosën në dyluftimin në brigjet e kanalit të Sinai teksa sulmuesit ishin larguar dhe po ndiqen nga ushtria, thuhej në njoftim.

Gadishulli egjiptian Sinai është përfshirë nga sulme të armatosura prej një dekade, që prej largimit të liderit të ndjerë islamist, presidentit të zgjedhur Mohammed Morsi në vitin 2013.

Në shkurt 2018, ushtria e policia nisën një operacion kundër militantëve në rajonin e veriut të Sinai.

Që prej nisjes së operacioneve, sipas raportimeve janë vrarë më shumë se 1000 militantë dhe dhjetra ushtarë të qeverisë.

Objekt i sulmeve të fundit kanë qenë linjat naftësjellëse të Egjiptit drejt Izraelit e Jordanisë.

Në nëntor Egjipti ra dakord me Izraelin të shtonte trupat rreth qytetit kufitar Rafah për të ndaluar aktivitetin e militantëve të ISIS.

Në gusht ushtria tha se 13 militantë ishin vrarë ndërsa nëntë ushtarë ishin vrarë ose plagosur rëndë në një përplasje të ngjashme, pa saktësuar vendndodhjen.

FOTO GALERI
1/3
Ushtare egjiptiane ne postet verilindore

Top Channel