“Derbi i fundit, marr edhe Seferin me vete”, Hoxhallari: Penalltia? Çfarë i thashë Belicës

07/05/2022 22:30

HOXHALLARI – “Ky titull apo ai para dy vitesh? Ky më shijon më shumë, pasi jam kapiteni dhe kemi dominuar kampionatin. Edhe ajo ishte Tiranë e fortë, po ky ekip dominoi kampionatin. Titulli i dytë të jep një ndjesi super të veçantë përballë Partizanit. Ishte derbi im i fundit ky, shpresoj që Tirana të vazhdojë me tituj.

Derbi i fundit sepse u mbyll sezoni… Po e tërheq edhe Taulantin, ta marr me vete. Festa në derbi është një gjë e bukur. Edhe Partizani ka festuar para nesh, u kthyem reston.

Peng? Që nuk dolëm kampionë me 20 pikë, si në tre fazat e para. Jo, ishte një kampionat pa pengje. Faull te Skuka? Jo, erdhi edhe Belica dhe i fola sinqerisht: ‘Skuka u hodh vetë’. Titulli? Ia dedikoj djalit tim 10 muajsh”.

SEFERI – “Objektivin kryesor e arrita. Falënderoj Zotin, jam i lumtur për ekipin. Nuk kishim kundërshtarë këtë sezon. E bëmë enkas, për të fituar e festuar ndaj Partizanit… Bëj shaka, nuk kemi luajtur mirë në ndeshjet e fundit, falë Zotit ia dolëm sot.

Pengje? Ndeshjet para Partizanit. Nuk luajtëm siç bën Tirana, duke dominuar. Sot e treguam fytyrën e vërtetë.

Mungesa e kombëtares? Sinqerisht që jam shumë i lumtur sot. Do të bëj më të mirën për të kapur kombëtaren, do bëj maksimumin tim që trajneri të shohë se çfarë bëj unë. Ai vendos. Edhe nëse nuk do marr ftesë, nuk do dorëzohem, do vazhdoj të punoj fort.

Dedikimi? Për familjen time, i mora në telefon babin dhe mamin sapo mbaroi ndeshja”./Super Sport

Top Channel