Gjatë ndeshjes e cila u zhvillua dje në stadiumin Elbasan Arena janë arrestuar Erald Vata dhe Eraldo Dushku pasi kanë dëmtuar stolat e stadiumit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me persona të tjerë, në përfundim të ndeshjes Partizani-Tirana,  kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e  stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel