Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Sonte duhet vetëm të festojmë 16/11 01:17
Festë e ligjshme në kampin bardheblu, me lojtarët që pasi përqafuan të gjithë trajnerin Orges Shehi në përfundim të ndeshjes, bënë të njëjtën gjë edhe në momentin që ai u paraqit para studios së improvizuar të emisionit “Gol pas Goli”, për të ndarë emocionet e suksesit.
Fillimisht një dush me birrë dhe më pas kërcimi me vallen tradicionale tiranase, napolonin, ishin surprizat e futbollistëve bardheblu për trajnerin, që i mori me sportivitet, ndonëse u ankua se nuk ka më bluza të pa lagura./ Super Sport
Top Channel