Aristokrati britanik gjykohet për ‘pastrimin’ e 200mln paundë para të pista në zyrë, zbulohet nga gjyqi (fotot)

07/05/2022 16:41

Gjyqi i një biznesmeni të njohur në Britani tregoi sot pamjet e zyrave të tij të numërimit ku besohet se po “pastroheshin” rreth 260 milionë paundë.

Punonjësit dhe vëllai i biznesmenit duhet të japin shpjegime për imazhet ku ata numërojnë tufa të panumërta parash, teksa 40 vjeçari James Stunt, është një nga tetë të akuzuarit për pastrim parash që depozitoheshin në argjendarinë e Fowler Oldfield në Bradford në veri të Britanisë.

Prokurorët thanë në gjykatën e Leeds se ishte “e qartë se paratë vinin nga aktiviteti kriminal” teksa të akuzuarit kontrollonin numra gjigantë tufash me para nga janari 2014 deri në shtator 2016.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin një grup burrash që numëronin e paketonin paratë në zyrat e mbyllura të kompanisë Stunt & Co’s prej vitit 2016, u tha në gjykatë.

Duke pretenduar se paratë që po numërohej ishin ‘të pista’, prokurori Nicholas Clarke tha se imazhet provonin se Stunt e kishte marrë seriozisht përfshirjen e kompanisë së tij në një mashtrim të sofistikuar.

Në operacion supozohet se Stunt, ish-bashkëshorti i trashëgimtares Petra Ecclestone, kthente në flori paratë e thata të aktivitetit kriminal, shkruan britanikja Metro.co.uk

James Stunt është dhëndri i ish-pronarit të kampionatit automobilistik Formula 1,  Bernie Ecclestone, të cilit i kishte kërkuar të jepte një garanci prej $10milionë për një biznes lingotash floriri qe po niste.

Për këtë të fundit ekpertët thonë se nuk ka kuptim nga ana komerciale, por vetëm sepse atij po i mbaroheshin paratë pas prishjes së martesës me Petra, u tha në gjykatë.

Dhjetra miliona paundë kalonin nga kjo zyrë para se të depozitoheshin në llogarinë bankare të  bankës Fowler Oldfield.

Gregory Frankel, drejtor i bankës Fowler Oldfield dhe zëvendës-president i Stunt & Co, i kishte dërguar foton kolegut të tij Alexander Tulloch me komentin ‘kemi instaluar sistemin e logjistikës!’

Pesë të akuarit – Greg Frankel, 44 vjeç, Daniel Rawson, 45, Paul Miller, 45, Heidi Buckler, 45, e Haroon ‘Harry’ Rashid, 51 – thonë se prokuroria nuk mund të provojë se paratë janë kriminale.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/4
40 vjeçari James Stunt, është një nga tetë të akuzuarit për pastrim parash që depozitoheshin në argjendarinë e Fowler Oldfield

Top Channel