E hënë, 09 Maj 2022
12:56
As mobilizim, as fitore/ Dita e “palavdishme”e Fitores në Rusi, justifikimi i Putinit!

As mobilizim të plotë të ushtrisë, sic druheshin disa, e as fitore të trupave ruse: në fjalimin e shumëtrumpetuar të presidentit rus Vladimir Putin në Ditën e Fitores, munguan pohimet që pretendohet se ai mund të bënte në kremtimin e triumfit të Rusisë në Luften e Dytë Botërore.

12:47
“Mos qëndroni në shtëpi pas orës 12:00…”, Bashkia e Durrësit njofton qytetarët për shembjen e 6 katëshit

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, kthehen shembjet me shpërthim të kontrolluar në plazhin e Durrësit.

12:44
Pas 20 vitesh u bënë prindër/ Detaje nga aksidenti në Tiranë, Arjani ishte drejtor arsimi, Vilma mjeke, si është gjendja e tyre

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës, që tronditi kryeqytetin.

12:33
“President nga politika, i pranueshëm për palët”/ Mesila Doda reagon mbi draftin ‘Alibeaj’ për kreun e ri të shtetit

Mesila Doda, kryetare e një prej grupeve parlamentare të opozitës që po negocion me maxhorancën për Presidentin e ri të Republikës, deklaron se me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj ka koncepte që i bashkëndajnë.

12:27
Përfundon afati/ Në garë për kreun e ri të PD zyrtarisht 2 kandidatë

Zyrtarisht, Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

12:24
Turqia: Na ra “bingo”! Në Detin e Zi, rezerva gazi natyror për 45 vjet!

Rezervat e energjisë në Detin e Zi janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën globale të gazit natyror për 45 vitet e ardhshme, deklaroi zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të Turqisë dhe ish-kryeministri turk, Binali Yildirim.

12:22
Beteja e gabuar me kilogramët/ Rënia e shpejtë në peshë dëmton shëndetin

Për të veshur fustanin ikonik, 60 vjeçar të Merylin Monroe-s, influencerja me famë botërore Kim Kardashian tregoi, se u desh të binte në peshë 7 kilogramë për 3 javë, që futani t’i mbërthehej.

12:20
Po dobësojnë Rusinë, armët e perëndimit do sjellin paqen në Ukrainë?!

Dërgimi i armëve, forcimi i aftësisë vetëmbrojtëse të Ukrainës dhe dobësimi i Rusisë mund të çojnë palët në negociata për paqen, mendojnë ekspertet ushtarakë.

12:18
Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”.

12:15
Stoltenberg: Putin të fillojë negociatat e paqes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

12:09
Ngacmoi seksualisht pasagjeren e mitur, arrestohet shoferi i autobusit

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar një minorene e cila ishte pasagjere në autobus.

12:07
Shpëton familja nga flakët në Memaliaj, iu dogj shtëpia. Tani në qiell të hapur

Një zjarr aksidental që shkrumboi një banesë një katëshe në Memaliaj la katër anëtarët e familjes Shehu të pastrehë.

12:06
Me celular në timon/ Shkelja më e madhe e shqiptarëve në rrugë

Shqiptarët rezulton të jenë ngushtësisht të lidhur me aparatin celular të tyre, aq sa nuk ngurojnë ta përdorin edhe në drejtimin e mjetit, pavarësisht apeleve nga policia se kjo shkelje është e rrezikshme dhe shkaktare e shumë aksidenteve.

12:03
Bitcoin merr të tatëpjetën/ Vlera e monedhës dixhitale bie me 50%!

Bitcoin-i ka humbur gjysmën e vlerës këtë fundjavë, duke mbërritur nën 34,000 dollarë në sherbimin më të madh amerikan të kriptovalutave për nga vëllimi i tregtisë, Coinbase.

11:56
60 të vdekur nga sulmi në shkollë në Ukrainë, OKB: Mizori e skajshme!

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e dënoi me forcë sulmin në një shkollë të Ukrainës, ku mendohet të kenë humbur jetën të paktën 60 vetë.

11:36
“Jam e sëmurë”, shtyhet në KPK seanca ndaj gjyqtares së Tik-Tok, Enkelejda Kapedani

Shtyhet seanca në KPK ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

11:33
Shpërthim në një parking në Prishtinë, çfarë dyshon policia

Një shpërthim ka ndodhur në një parking nëntokësor në Prishtinë.

11:18
Publikohet gjoba, 1 mln lekë dhe heqje patente për dy vite/ Ajas Sulejmeni: Nuk jam dakort!

Gazetarja e “Top Channel”, Dorjana Bezat ka siguruar foton e masës administrative ndaj Ajas Sulejmenit, 39-vjeçarit që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tre-muajshe.

11:09
Fitorja ndaj Verona-s, Pioli zbulon fjalimin impresionues të Ibrës përpara ndeshjes

Duke folur në konferencën për mediet pas fitores me përmbysje me rezultatin 1-3 ndaj Verona-s, trajneri i Milan, Stefano Pioli, zbuloi rolin e Zlatan Ibrahimovic në dhomë e zhveshjes.

10:52
Del nga spitali foshnja tre muajshe që u aksidentua dje, si është gjendja e prindërve

Arjan dhe Vilma Konomi, të aksidentuarit tek Rruga e Kavajës janë në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intesvit.

10:45
E rëndë në Has/ Nuk i punuan frenat, i riu hap derën dhe hidhet nga kamioni, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, ka humbur jetën një i ri 35 vjeç.

10:42
Salianji: Sot nuk pati mbledhje të kryesisë, drafti i Alibeajt, i njëjtë me atë të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji  ka dalë kundër draftit të Enkelejd Alibeajt për qëndrimet e PD për presidentin, duke pretenduar se është i njëjtë me atë të Ramës.

10:32
Zgjedhja e presidentit të ri/ Paloka- Alibeajt: Lojë e turpshme, kandidati i Ramës do dalë nga goja jote dhe e Bashës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të thirrur nga grupi i Rithemelimit, Edi Paloka e quan të turpshme përfshirjen e Enkelejd Alibeajt dhe deputetëve të tjerë në procesin për diskutimet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

10:20
Përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë, Gonxhe: 39-vjeçari nuk e kishte patentën të pezulluar

Ajas Sulejmeni, shoferi i mjetit tip “G Class” që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës ditën e djeshme, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar.

10:13
“Shtëpi bari” në Kurbin, arrestohet 34-vjeçari, procedohet dhe faturistja e OSHEE-së

Finalizohet, nga Policia e Kurbinit, një tjetër operacion policor, i koduar “Bogzat”, për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.

10:05
Digjet në ecje një makinë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë

Një mjet është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit.

09:45
Alibeaj mbledh sot kryesinë e grupit parlamentar, Boçi dhe Salianji bojkotojnë: Po përdor grupin për interesat e Ramës

Paraditen e sotme është parashikuar të mbahet mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e thirrur nga Enlekejd Alibeaj.

09:39
9-Maji, Putin mban fjalim: NATO-ja, kërcënim i dukshëm për Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi fjalimin e tij për Ditën e Fitores, duke u thënë luftëtarëve rusë në Ukrainë se “po luftojnë për sigurinë e Rusisë”.

09:05
Bllok antiperëndimor? Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror

Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA, por edhe Rusinë me Kinën. Kërcënon krijimi i një blloku antiperëndimor e çfarë do të thotë kjo për Gjermaninë?

09:00
9-Maji, të gjithë sytë nga Moska! Çfarë mund të shpallë Putini sot

Teksa Rusia feston sot fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë ushtarake në shkallë të gjerë që do të mbahet në Sheshin e Kuq të Moskës, mendohet se Putin mund t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës.

08:47
I arrestuari iu iku nga duart, merren nën hetim katër punonjës të komisariatit të Korçës (Emrat)

Pas arratisjes nga gjykata së një 22-vjeçari ditën e djeshme, katër punonjës të komisariatit të Korçës janë marrë nën hetim nga prokuroria pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

08:31
Leku i fortë, Banka e Shqipërisë rinis këtë muaj ankandet e blerjes së Euros

Pas pezullimit të përkohshëm gjatë muajve mars dhe prill, Banka e Shqipërisë do të rifillojë këtë muaj ankandet e programuara për blerjen e Euros në funksion të nevojave të rezervës valutore të vendit.

08:23
Putini në Ukrainë e privoi veten nga “Fitorja e Madhe”

Lufta kundër Ukrainës është një goditje e fuqishme për kujtesën e fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. E ardhmja për Rusinë nuk duket e mirë, beson Ivan Preobrazhensky.

08:17
Raporti Europian: Trafikimi i kokainës në porte është rritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në 2020-2021

Në portet e Shqipërisë dhe të Malit të Zi ka pasur një rritje të trafikimit të kokainës gjatë viteve të fundit.

08:10
Temperaturat arrijnë deri në 28 gradë! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Këtë të hënë Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta.

E diel, 08 Maj 2022
22:54
Koordinatori i OKB-së dhe drejtori i UNICEF-it dënojnë sulmin në shkollën në Bilohorivka: Sulmi sipas ligjit ndërkombëtar humanitar është i panegociueshëm

Koordinatori i Krizave të OKB-së për Ukrainën dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Amin Awad kanë bërë një deklaratë sot në përgjigje të bombardimit të një shkolle që shërbente si strehë në Luhansk, duke thënë se incidenti është një tjetër kujtim i ashpër i mizorisë së kësaj lufte.

22:37
G-7 shënon Ditën e Fitores, duke shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës

Udhëheqësit e vendeve të G-7-ës u zotuan të dielën të ulin gradualisht ose të ndalojnë importin e karburantit rus, ndërsa u takuan me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për të theksuar mbështetjen e tyre dhe për të treguar unitetin e aleatëve perëndimorë në Ditën e Fitores në Evropë, e cila shënon dorëzimin e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

22:31
170 qytetarë ukrainas evakuohen nga Mariupol në Zaporizhzhia

Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq ka bërë me dije ditën e sotme se më shumë se 170 civilë nga Mariupol kanë mbërritur në qytetin e kontrolluar ukrainas të Zaporizhzhia.

22:11
Libri i Artë i Superiores, Tirana “mbretëresha”, dominim i klubeve të kryeqytetit

Me suksesin 2-1 përballë Partizanit në derbi, Tirana siguroi titullin kampion në këtë sezon të Superiores tri javë para fundit.

21:55
Zëvendëskryeministri rus viziton Mariupolin: Do ndihmojmë në rivendosjen e jetës paqësore

Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin ka vizituar qytetin ukrainas të Mariupolit ditën e sotme, që është zyrtari më i lartë i qeverisë ruse që shkel në qytetin ukrainas pas javësh të bombardimeve ruse.

21:42
Zbardhet propozimi i grupit parlamentar të PD-së për zgjedhjen e presidentit, kriteret që duhet të plotësojë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur propozimin për procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës.

21:28
Kryeministri i Kanadasë njofton rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka njoftuar ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me presidentin ukainas Volodymir Zelensky kanë njoftuar rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev. 

21:10
Diplomatët amerikanë kthehen për herë të parë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Kristina Kvien duke folur para ambasadës amerikane në Kiev të dielën

20:53
Aksidenti i rëndë tek ‘Rruga e Kavajës’/ Policia aksion blic në zonën e ‘Bllokut’ për zbatimin e kodit rrugor

Policia rrugore e Tiranës po zhvillon një aksion blic mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Bllokut’.

20:35
Bayern feston trofeun në shtëpi, i fal pikë Stuttgart-it

Bayern Munich ka festuar këtë të dielë trofeun e titullit kampion të sezonit 2021-2022 të Bundesligës, pas barazimit 2-2 ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”, për shkak se ky ishte takimi i fundit në shtëpi për kampionët e Gjermanisë për këtë edicion.

20:19
Zonja e parë e SHBA në Kiev, takon zonjën Zelensky/ Bono i U2 jep koncertin e “lirisë” në metro

Në ditën e 74-të të luftës, Ukraina është tronditur nga bombardimi i një shkolle në Luhansk, që dyshohet se ka lënë të vdekur më shumë se 60 persona.

20:10
Festivali i katërt ndërkombëtar/ Tirana në dy kohë portretizohet nga mjeshtrat e akuarelit në një pikturë gjigande

Kanë zgjedhur qendrën e Tiranës, para Muzeut Historik Kombëtar artistët e akuarelit që të realizojnë pikturen gjigande prej 15 metrash

19:59
Vllaznia pret Kukësin në një sfidë direkte për zonën evropiane

Me zgjidhjen e çështjes së titullit kampion që u fitua nga Tirana, Abissnet Superiore ka ende verdikte për të dhënë në 3 javët e fundit.

19:55
Bypass i Vlorës gati për sezon, Balluku: Hapet në javën e parë të korrikut

By Pass-i i Vlorës do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fillim të korrikut.

19:52
Covid 19 uli jetëgjatësinë, raporti i Eurostat: Më shumë u ul në Elbasan dhe Tiranë

Covid 19 ka shkaktuar pasoja më të rënda se ato që duken në popullatë. Përveç përshpejtimit dhe agravimit të sëmundshmërisë, Coronavirus ka ulur jetëgjatësinë e njerëzve.

19:42
Borxhlinjtë para gjyqit, 880 persona u paditën për pasuri dhe borxhe nga të afërmit dhe miqtë

Rreth 880 burra dhe 201 gra u proceduan për mashtrim gjatë vitit të kaluar mbasi u akuzuan nga të afërmit e tyre dhe miqtë se shpërdoruan besimin duke i gënjyer e duke ju përvetësuar pasuritë një ndër to mos kthimi i borxheve .

19:32
Përplas prindërit dhe foshnjën! Tiranë, aksidenti nën efektin e drogës ndodhi te vijat e bardha

Rreth orës 13.00  të kësaj të diele një çift bashkëshortësh 43 dhe 47 vjeç së bashku me fëmijën 3 muajsh në karrocë tentuan të kalojnë vizat e bardha në rrugën e Kavajës teksa 39 vjeçari Abas Sulejmeni duke lëvizur me mjetin Benz G Class nuk ndaloi në semafor të kuq dhe përplasi familjen të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa 39 vjeçari braktisi mjetin dhe u arratis nga policia. 

19:19
Tinguj violine në spital, të shërosh me fuqinë e muzikës dhe dashurisë

Në momentet më kritike që po kalon i ati, e bija e kompozitorit të mirënjohur shqiptar Limos Dizdari  emocionon përmes mesazhit të fortë që jep, padashur, me aktin e saj të dashurisë.

19:17
Për rekordin Guinness/ Sportisti me aftësi të kufizuara bën 21 pompa në muret e kalasë së Shkodrës

Në muret e kalasë se Rozafës, po kërkon të vendosë një record Guinnes.  

19:12
Arratisje nga gjykata/ I arrestuari u iku policëve nga duart në Korçë

Kristjan Medolli 22-vjeç nga fshati Qatrom u arratis nga gjykata e shkallës së parë pak momente pasi ishte njohur me lasën arrest në burg ndërsa akuzohej për një vjedhje.

19:06
Vdes pasi shkoi në urgjencë/ Korçë, familjarët hedhin akuza për mjekimin e gabuar të 51-vjeçares

Një 51-vjeçare nga Korça,Albana Saliçe humbi jetën në rrethana të paqarta mëngjesin e kësaj te diele.

18:55
Të gjithë në Vlorë/ Të huaj e vendas e hapin vetë sezonin turistik

Shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në qytetin bregdetar duke vizituar dhe shijuar jo vetëm qytetin por dhe gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin  e Sazanit.

18:49
Fëmijët shesin lodrat/ Stenda në sheshin Skënderbej me “tregtarët” e vegjël

Lodrat që nuk ju duhen më, në vend që ti hedhin, këta fëmijë kanë zgjedhur që ti shesin. Në stendën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, këtë fundjavë fëmijët janë kthyer në tregtar të vegjël.

18:41
Kështjella prej rëre, studentët e arkitekturës i realizojnë në plazhin e Durrësit

Në plazhin e Durrësit, studentë të arkitekturës dhe nxënës të  talentuar janë bashkuar për të ccuar në një tjetër nivel pasionin e fëmijërisë për të ndërtuar kështjella  në rërë.

18:26
77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt

Dita e Fitores e këtij viti nuk do të nderojë thjesht dorëzimin e Gjermanisë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, 77 vjet më parë.

18:04
Fitore me shije Championsi për Arsenalin, Everton gjithnjë e më pranë mbijetesës

Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Leeds United. “Topçinjtë” triumfuan 2-1 në shtëpi, falë dy golave të shënuar që në minutat e para.

18:01
Aksidenti tek ‘Rruga e Kavajës’/ Pas ekzaminimeve autori rezultoi të ketë qenë nën efektin e drogës

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin e sotëm në Rrugën e Kavajës, ku 31-vjeçari Ajas Sulejmani, aksidentoi në vizate bardha një çift dhe foshnjën e tyre.

17:26
Ibsen Elezi ndryshon mendje, sfidon Berishën në garën për postin e kryetarit të PD

Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

17:17
51-vjeçarja në Korçë humbi jetën sapo u kthye në shtëpi nga spitali, zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës

Zbardhet dëshmia e shefit të urgjencës për rastin e Albana Saliçe, 51 vjeçares që humbi jetën në Korçë

17:10
Video/ Momenti kur policia arreston autorin e aksidentit të rëndë në ‘Rrugën e Kavajës’, është ndëshkuar 8 herë nga efektivët

Policia e Tiranës ka informuar se në lidhje me aksidentin e rëndë të ditës së sotme në rrugën e Kavajës, është lokalizuar autori dhe më pas është bërë i mundur arrestimi dhe shoqërimi i tij në Komisariatit të Policisë Nr. 2, ngjarje e cila shoqërohet edhe me video.

16:59
Një humbje jete dhe 25 qytetarë të infektuar nga Covid19 në 24 orët e fundit

Një person ka humbur jetën ndërsa 25 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me Covid19 në 24 orët e fundit.

16:53
Kryeministri kanadez bën një vizitë të papritur në Ukrainë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë një udhëtim të papritur në Irpin në Kiev.

16:31
Gjendja dramatike në Mariupol, shënohet përvjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Nuk ka mbetur asnjë civil në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol. Luftëtarët ukrainas atje dërguan një thirrje për ndihmë. Presidentja e Bundestagut Bärbel Bas ka mbërritur në Kiev. Pasqyra e ngjarjeve.

16:24
Zelensky akuzon Rusinë për mizori të ngjashme me nazizmin: E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme por me qëllim të njëjtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një mënyre luftimi të ngjashme me nazizmin.

15:54
Aksidenti i rëndë në Tiranë, arrestohet Ajas Sulejmeni

Është arrestuar autori i aksidentit të rëndë të ditës së sotme tek Rruga e Kavajës, Ajas Sulejmeni, i cili aksidentoi një çift me foshnjën e tyre teksa po kalonin vizate  bardha.

15:50
Vizitë e papritur/ Zonja e parë e SHBA Jill Biden udhëton në Ukrainë, takohet me homologen ukrainase në ditën e nënës

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, bëri një udhëtim të paparalajmëruar ditën e sotme në Uzhhorod, Ukrainë, një qytet i vogël në cepin e largët jugperëndimor të Ukrainës.

15:42
Luftë përtej Ukrainës? Kievi: Rusët atje janë në gatishmëri të plotë

Ushtria ukrainase paralajmëroi të dielën se trupat ruse dhe separatiste janë në “gatishmëri të plotë” në Moldavinë fqinje.

15:31
Gratë afgane kundërshtojnë urdhrin për mbulim të tërësishëm

Gratë në Afganistan, të dielën më 8 maj, shprehën kundërshtimin e tyre pasi talebanët nxorën një dekret që i urdhëron ato të mbulohen plotësisht në publik, duke përfshirë fytyrat e tyre.

15:21
Video/ Dalin pamjet e momentit të aksidentit të rëndë në Tiranë, ‘G Class’ merr para çiftin dhe foshnjën

Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë për ‘Top Channel’, videon e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.

15:00
Ishte në sallën e gjyqit, arratiset i riu në Korçë, kapet dy orë më vonë(Emri)

Një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Medolli nga fshati Qatrom, është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës mesditën e kësaj të diele.

14:52
Aksidentoi çiftin dhe foshnjën 3-muajshe, shoferi i “G Class” ishte arrestuar dhe gjobitur disa herë

39-vjeçari Ajas Sulejmeni që aksidentoi këtë të diel një çift me foshnjën e tyre në Rrugën e Kavajës në Tiranë, rezulton problematik për policinë.

14:39
Nuk ka krizë, Kosova siguron grurin për këtë vit

Bujqit e Kosovës po arrijnë të sigurojnë gjysmën e sasisë së grurit që nevojitet ndërkohë që mbeten të varur nga importi. Por përfaqësues të Shoqatës së Mullistëve, kanë siguruar se Kosova për këtë vit nuk do të ketë krizë për grurë. Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu thotë se ka grurë të mjaftueshëm deri në në korrik dhe pastaj vjen sezoni i të korrurave për grurë.

14:26
Balluku në bypass-in e Vlorës: Përfundon plotësisht në fillim të sezonit turistik të këtij viti

Në bypass-in e Vlorës po për të bërë të mundur përfundimin e plotë të veprës duke e hapur për qarkullimin e automjeteve në fillim të sezonit turistik të këtij viti. Aktualisht punimet janë përqendruar në zonën e Kaninës, e cila ka qenë edhe zona ku janë evidentuar problematika të cilat lidhen me gjeologjinë, por që tashmë kanë marrë zgjidhje.

14:11
Mjeti luksoz kaloi me semafor të kuq/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Tiranë, “G-Class” i përplasi në vija të bardha

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë e një aksidenti mbeti i plagosur një çift, së bashku me foshnjën e tyre 3-muajshe.

13:58
Merkato tek United/ Milani pëlqen sulmuesin anglez, përgatitet afrimi falas

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të famshëm janë fokusuar te merkato. Dy lojtarët e Lille, Sven Botman dhe Renato Sanches do të jenë dy përforcimet në mbrojtje dhe mesfushë

13:45
Ujëvara e Sotirës, destinacioni pranveror në Gramsh

U zbulua për publikun 10 vite më parë, ndërsa më herët ujëvara e Sotirës njihej vetëm nga banorët e fshatit me të njëjtin emër.

13:34
E rëndë në Tiranë/ Po kalonin vijat e bardha, makina luksoze përplas çiftin me foshnjën tre muajsh në karrocë!(Pamjet)

Një çift me foshnjën e tyre 3-muajshe po kalonin vijat e bardha mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur rëndë nga një automjet.

13:24
“Qilim fest”/ Festë në kalldrëmet e Gjirokastrës

Në Gjirokastër është duke u mbajtur këtë fundjavë “Qilim Fest”, një spektakël qilimash dhe motivesh që kanë mbuluar kalldrëmet, demonstrime publike të traditës së punës në tezgjah, shoqëruar me kënde të ndryshme muzikore të polifonisë, muzikës instrumentale dhe grupeve live të jetës së natës.

13:16
Analiza/ 9 maji, jo më fitore! Putini tani përballet me lloje të ndryshme disfatash

Të hënën Rusia do të festojë Ditën e Fitores, me një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

12:46
Policia plagos me armë një person në Kosovë, hasën rezistencë gjatë kontrollit në banesën e tij

Gjatë një bastisje në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia ka hasur në rezistencë dhe zyrtarët policor e kanë plagosur të dyshuarin.

12:39
Përmbysje e çmendur përpara 60 mijë tifozëve, klubi historik rikthehet në Bundesliga

Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli.

12:37
Simptomat e covid19/ Mjekët e familjes: Mos i anashkaloni, bëni test

Muaji maj erdhi me heqjen e të gjitha kufizimeve anti-Covid në Republikën e Shqipërisë. Vërtet ka një numër në rënie të të infektuarve në një ditë, por mjekët konstatojnë se ky numër është më i lartë duke pasur parasysh që njerëzit ose mjekohen vetë në shtëpi, ose qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm telefonik me doktorët.

12:24
Dogana e Shishtavecit, 600 automjete kalojnë çdo ditë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në doganën Shishtavec-Krushevë çdo ditë kalojnë mbi 600 automjete.

12:13
“Gjuetia” për shoferët e autobusëve/ Kontrolle urbanëve në kryeqytet për alkool

Javët e fundit është vërejtur se në kryeqytet disa autobusë urbanë janë përfshirë në aksidente ku më seriozi ishte ai I shënuar në zonën e Shallvareve mbrëmjen e 29 prillit. 

12:12
Vrau me thikë 60-vjeçarin në Tiranë, arrestohet i riu

Oligert Dhimtri, është arrestuar në flagrancë si autor i dyshuar i vrasjes së 60-vjeçarit Ilir Kapo ditën e djeshme, për motive të dobëta.

12:05
Zelensky mesazh në 8 maj, takim virtual me G7 dhe Biden

Presidenti Zelenskiy e ka krahasuar pushtimin e Putinit në Ukrainë me veprimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, teksa Ukraina shënon 8 majin Ditën e Kujtimit dhe Pajtimit.

11:52
Bie nga ballkoni gruaja në Durrës, përfundon në spital

Një grua 62 vjeçe ka rënë nga ballkoni paraditen e kësaj të diele në Durrës.

11:40
Gjykata e la në burg, ish-truproja i Sajmir Tahirit: Nuk kam lidhje me trafikun, më kanë përzier kot

“Nuk kam lidhje me trafikun dhe më kanë përzier kot në këtë histori”, kështu e nisi deklaratën e tij ish-truproja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku.

11:26
Sapo u kthye nga spitali, humb jetën në rrethana të paqarta një grua në Korçë, familjarët akuza mjekëve

Albana Saliçe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit te Korçës.

11:06
Dhuna në stadium, arrestohen tifozët që shkaktuan rrëmujë në Elbasan Arena

Gjatë ndeshjes e cila u zhvillua dje në stadiumin Elbasan Arena janë arrestuar Erald Vata dhe Eraldo Dushku pasi kanë dëmtuar stolat e stadiumit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

10:57
U ekstradua nga Gjermania, gjykata lë në burg Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Hekuran Markun, njërin nga ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

10:47
Dhjetëra të vdekur pas bombardimit të shkollës në Luhansk/ Kievi pretendon fundosjen e anijes së dytë ruse

60 persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror të shtunën në një shkollë në rajonin e Luhansk ku ishin strehuar 90 persona.

10:36
Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

Për shkak të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë gjithnjë e më shumë rusë po humbasin vendet e punës. Me disa efekte të sanksioneve që ende pritet të vihen në fuqi numri i të papunëve mund të rritet edhe më tej.]

10:18
Sa shumë oferta prej shkarkimit, Solskjaer gati të riniset… nga Premier League

Ole Gunnar Solskjaer humbi postin e trajnerit të Manchester United pas humbjes 4-1 ndaj Watfordit në muajin nëntor. Ish-sulmuesi norvegjez ka marrë disa oferta nga klube të Premier League.

10:07
Ndihmës-sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Mirjana Špoljarić Egger, përfundon vizitën në Shqipëri

Znj. Špoljarić Egger rikonfirmon angazhimin e UNDP-së për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor të Shqipërisë dhe anëtarësimit të vendit në BE.