Zonja e parë e SHBA në Kiev, takon zonjën Zelensky/ Bono i U2 jep koncertin e “lirisë” në metro

08/05/2022 20:19

Në ditën e 74-të të luftës, Ukraina është tronditur nga bombardimi i një shkolle në Luhansk, që dyshohet se ka lënë të vdekur më shumë se 60 persona.

Shkolla, e cila ndodhej në Bilohorivka strehonte 90 civilë të larguar nga luftimet e ashpra, ndërsa guvernatori Serhiy Gaidai u shpreh se 30 prej tyre arritën të shpëtonin prej ndërhyrjes së zjarrfikëses. Më pas në gërmimin e rrënojave u konfirmua vdekja e 2 fëmijëve, ndërsa trupat e tjerë dyshohet të kenë mbetur nën rrënojat e ndërtesës së djegur.

Por, mbështetja ndërkombëtare dhe solidarizimi nuk mungon për Ukrainën. Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden bëri një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, duke kaluar kufirin nga Sllovakia dhe takoi homologen e saj ukrainase Olena Zelenska në një shkollë që strehon civilë, përfshirë fëmijë të zhvendosur nga konflikti.

“Doja të vija në ditën e nënës. Mendova se ishte e rëndësishme t’i tregoja popullit ukrainas se kjo luftë duhet të ndalet dhe kjo luftë ka qenë brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës,”- Tha Jill Biden.

Kjo vizitë shënoi edhe paraqitjen e parë publike të zonjës Zelensky qëkur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Zonja e parë e Ukrainës falënderoi Biden “për këtë akt shumë të guximshëm”.

Në Ukrainë u shfaq në mënyrë befasuese edhe vokalisti i  grupi iralndez U2, Bono. ai këndoi në metro në një koncert simbolik të lirisë në Kiev përpara një publiku të vogël, që përfshinte edhe ushtarë ukrainas. Bono vlerësoi luftën e Ukrainës për “liri” dhe bëri  një lutjen “për paqe”.

Top Channel