Merkato tek United/ Milani pëlqen sulmuesin anglez, përgatitet afrimi falas

08/05/2022 13:58

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të famshëm janë fokusuar te merkato. Dy lojtarët e Lille, Sven Botman dhe Renato Sanches do të jenë dy përforcimet në mbrojtje dhe mesfushë

Skuadra ka nevojë për afrime edhe në repartin ofensiv, aty ku pëlqehet Jesse Lingard, i cili luan në dy krahët e sulmit, si mesfushor ofensiv por edhe si sulmues i dytë.

29-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, dhe po studion alternativa të ndryshme. Përveç Milanit interesohet edhe Newcastle për të.

Gjithsesi, mundësia për të luajtur në Champions League dhe për të provuar aventurën e parë jashtë Premier League, e tundon jo pak Lingard, autor i 6 golave në 32 ndeshje me kombëtaren angleze.

Top Channel