Bayern feston trofeun në shtëpi, i fal pikë Stuttgart-it

08/05/2022 20:35

Bayern Munich ka festuar këtë të dielë trofeun e titullit kampion të sezonit 2021-2022 të Bundesligës, pas barazimit 2-2 ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”, për shkak se ky ishte takimi i fundit në shtëpi për kampionët e Gjermanisë për këtë edicion.

Bavarezët zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj kundërshtarëve të Stuttgart, por pavarësisht kësaj nuk mundën të merrnin fitoren.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1, me golin e parë që e shënuan miqtë me Tomas në minutën e 8’, teksa një autogol i Mavropanos në minutën e 35’ i dha barazimin Bayernit, që në të 44-ën kaloi në avantazh falë Muller.

Në fraksionin e dytë Stuttgart kërkoi sërish rrugën drejt rrjetës dhe e gjeti në minutën e 52’ falë Kalajdzic, teksa nga bavarezët nuk mundën që ta përmbysnin këtë rezultat.

E ndërsa ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e kampionatit, Bayern ndodhet në kuotën e 76 pikëve, teksa Stuttgart renditet në vend të 16-të me 33 pikë. Në javën e fundit të kampionatit Bayern do të ndeshet me Wolfsburg të shtunën në orën 15:30, ndërsa Stuttgart në takimin e fundit do të ketë përballë Koln-in dhe do të ndeshen po të shtunën në orën 15:30.

Top Channel