170 qytetarë ukrainas evakuohen nga Mariupol në Zaporizhzhia

08/05/2022 22:31

Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq ka bërë me dije ditën e sotme se më shumë se 170 civilë nga Mariupol kanë mbërritur në qytetin e kontrolluar ukrainas të Zaporizhzhia.

Me anë të një postimi në Twitter mbrëmjen e sotme, KNKK tha se pas javësh të jetesës kryesisht nën tokë, mbi 170 civilë nga Azovstal [uzina e çelikut] dhe zona e Mariupolit kanë mbërritur në Zaporizhzhia

“Ky është operacioni i tretë i kalimit të sigurt që kemi koordinuar, Jemi thellësisht të lehtësuar që mund të ndihmojmë më shumë civilë të shkojnë në një vend më të sigurt.”- thuhet në njoftim.

Nuk ishte e qartë se sa nga të evakuuarit ishin bllokuar në Azovstal.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit tha se gjithsej 173 njerëz ishin shpëtuar nga Azovstal dhe Mariupol.

Ai tha se “10 autobusë me banorë të Mariupolit janë tashmë në territorin e Ukrainës së lirë”.

“Faleminderit të gjithë mbrojtësve heroikë të Azovstal për këtë. Me koston e tre jetëve të ushtarëve tanë dhe gjashtë të plagosurve, ushtarët arritën të merrnin dhe largonin civilët nga uzina.” t tha.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe Regjimenti Azov jo vetëm që po mbrojnë veten me koston e përpjekjeve të tyre, por gjithashtu po shpëtojnë civilë”, tha Këshilli.

Top Channel