Zelensky akuzon Rusinë për mizori të ngjashme me nazizmin: E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme por me qëllim të njëjtë

08/05/2022 16:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një mënyre luftimi të ngjashme me nazizmin.

Në një fjalim për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, ai tha se ushtria ruse po përsëriste “mizoritë” naziste gjatë pushtimit të vendit të tij.

Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi. E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha ai në adresën e tij video.

Në video ai gjithashtu shfaqi pamjet të arkivuara të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus.

Referencat e Zelenskyt ndaj nazizmit duket se janë një përpjekje për ta kthyer gjuhën e Vladimir Putin kundër tij.

Rusia e ka justifikuar ofensivën e saj në Ukrainë si një “operacion special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.

Top Channel