Bypass i Vlorës gati për sezon, Balluku: Hapet në javën e parë të korrikut

08/05/2022 19:55

By Pass-i i Vlorës do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fillim të korrikut.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment rrugor, që sipas saj do të jetë gati për të gjithë përdoruesit e rrugës në nisje të sezonit turistik.

“Nuk kemi më mundësi as për të shtyrë kohën, as afatet. Duhet përfunduar sipas kontratës. Unë pres që në javën e  parë të korrikut, si sot dy muaj, ne të kemi mundësi të aksesojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar. Sigurisht nuk e vë askush në dyshim që do të ketë kolaudime të vogla që do të ndodhin për sa i përket skarpateve apo ndarëseve, megjithatë rruga duhet të jetë në shtrat e gjitha e përfunduar me tapet, sinjalistikë dhe gjithçka tjetër”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës

Përfundimi i Bypass-it të Vlorës me një gjatësi prej 29 kilometër, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit pritet të ketë një ndikim të madh në lehtësimin e trafikut, veçanërisht përgjatë muajve të verës për shkak të fluksit të shtuar të turistëve.

 

Top Channel