Kështjella prej rëre, studentët e arkitekturës i realizojnë në plazhin e Durrësit

08/05/2022 18:41

Në plazhin e Durrësit, studentë të arkitekturës dhe nxënës të  talentuar janë bashkuar për të ccuar në një tjetër nivel pasionin e fëmijërisë për të ndërtuar kështjella  në rërë.

Në plazhin e Durrësit, studentë të arkitekturës dhe nxënës të  talentuar janë bashkuar për të ccuar në një tjetër nivel pasionin e fëmijërisë për të ndërtuar kështjella  në rërë.

Këtë të diel ata iu përgjigjën ftesës së Bashkisë Durrës për të mbyllur javën e turizmit me një tjetër aktivitet buzë detit.

”Njëherë e parë që organizojmë një event te tillë për skulpturat dhe kalatë e rërës. Si qytet bregdetar e ka të nevojshme që të kthehet në traditë dhe fakulteti i arkitekturës të bëjë gjëra dhe më të bukura.”

”Kemi bërë një kala me rërë. E kemi menduar pak ndryshe me një fortifikim zigzag dhe një burim uji.”

”Më vjen mirë që jemi rikthyer pranë detit dhe po krijojmë gjëra të bukura”

Të rinjtë shijuan krijimet e njëri-tjetrit po dhe kënaqësitë e një dite të bukur në plazh. Studentët e arkitekturës realizuan dhe flamurin e Bashkimit Evropian, si një aspiratë e qëndrueshme e të rinjve shqiptarë për aderimin e vendit në BE.

Top Channel