Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente Covid 19 ka shkaktuar pasoja më të rënda se ato që duken në popullatë. Përveç përshpejtimit dhe agravimit të sëmundshmërisë, Coronavirus ka ulur jetëgjatësinë e njerëzve.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, pasojat e Covid 19 kanë qenë më të rënda në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Në të gjithë Europën jetëgjatësia u ul me afro 9 muaj, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut ulja e jetëgjatësise përllogaritej në 2. 2 në Maqedoni dhe 1.7 në Shqipëri nga viti 2019 në vitin 2020.
Në Shqipëri jetëgjatësia u ul më së shumti në pjesën qëndrore të saj. Tirana dhe Elbasani regjistroi ulje të jetëgjatësie në 2020 gati me 2 vite e shtatë muaj. Në këtë rajon sipas INSTAT një shqiptar jetonte mesatarisht 81 vjet e 6 muaj në vitin 2019 ndërkohë që në vitin 2020 jetëgjatesia u ul në 78.9.
Ndërsa në veri të vendit jetëgjatësia u ul me 1.4 vite. Nëse në 2019 jetëgjatesia ishte 78.7 në 2019 ajo u ul në 77.3 në 2020. Në qarqe të tjera të vendit rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë.
Ulja e numrit të lindjeve, emigrimi drejt vendeve të BE dhe së fundmi edhe rritja e vdekshmërisë për shkak të pandemisë Covid, e cila vijon të shkaktojë pasoja pritet te ulin ndjeshëm numrin shqiptarëve që jetojnë brenda territorit shqiptar.
Top Channel