E enjte, 12 Maj 2022
19:47
Burg shoferit vrasës/ Ajas Sulejmeni përplasi me makinë familjen në vijat e bardha

Pikërisht duke kujtuar fëmijët e mitur që e presin në shtëpi Ajas Sulejmani u përpoq të fitojë mëshirën e gjykatës.

19:44
Greva në Kosovë/ Nuk u bë mësim për një orë, në grevë dhe administrata e energjetika

Mësimdhënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kaluan orën e parë të mësimit jashtë klasave ku zakonisht janë në orën 8 të mëngjesit. 

19:38
Ethet presidenciale/ Të gjithë po flasin me të gjithë! PS nuk flet me Berishën

Në  pritje të raundit të parë të  zgjedhjes së Presidentit në Parlament, në kampin blu kanë nisur negociatat për të gjetur si fillim  dakordësinë brenda  vetes.   

19:35
Hetim për krimet ruse/ Këshilli i të drejtave të njeriut miraton rezolutën

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë për ngritjen e një hetimi mbi akuzat për abuzime nga forcat ruse në Ukrainë. 

19:29
Vetëm apo bashkë? Alesja dhe Neritani vendosin përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre

Në këtë puntatë të Për’puthen, ata që do të largohen janë Alesja dhe Neritani. Të dy kanë bërë shumë takime duke vijuar njohjen e tyre në program. Alesja duhet të jepte vendimin përfundimtar, për të dalë vetëm ose çift nga programi.

19:20
Tre të vdekur në shkollën në Chernihiv, rusia sulm me raketa

Raketat ruse goditën një shkollë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, duke u marrë jetën të paktën 3 personave.  Ndërsa 12 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi të mërkurën mbrëma.

19:18
“Bëjnë punët e pista të Putin”/ Rrëfimi i mercenarit: Kemi bërë gjëra që…

Për gati gjysmë dekade, ish-ushtari rus Marat Gabidullin ishte një luftëtar i grupit famëkeq mercenar Wagner. Gabidullin ka punuar për ushtrinë private ruse Wagner në Ukrainë dhe Siri nga viti 2015 deri në vitin 2019.

19:11
Biden bën bilancin: 1 milion amerikanë humbën jetën nga Covid

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje nga Covid-19, tha presidenti Joe Biden të enjten, ndërsa qytete si Nju Jorku po përpiqen ende të marrin veten pavarësisht kërcënimeve për një rritje tjetër të infektimeve.

19:03
Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KE, Vulin: Serbia duhet të shpallë neutralitetin politik

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha se nëse Kosova arrin të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Serbia duhet të shpallë neutralitet politik, ashtu siç shpalli neutralitetin ushtarak.

19:00
I dashuri i vdiq në Mariupol, por 21-vjeçarja vazhdon i shkruan mesazhe, historia e trishtë e ukrainases që i mbijetoi sulmeve ruse

Të afërmit e ushtarëve që vdiqën në Ukrainë, kanë dhënë një konferencë për shtyp ditën e sotme për CNN.

18:44
Këto janë procedurat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian

Kosova duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën tridhjetë shteteve për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Pas dorëzimit të aplikacionit gjatë të enjtes, shqyrtimi i të cilit nuk pritet të vonojë, institucioneve kosovare po iu kërkohet dinamikë më e madhe në diplomaci për sigurimin e votave për anëtarësim e Këshill të Evropës.

18:41
Skënderbeu një kategori më poshtë dhe pa trajner, Gega vendos të ardhmen

Skënder Gega mbyll aventurën me Skënderbeun teksa tekniku firmosi me korçarët më datë nëntë mars të këtij viti me qëllimin për të shpëtuar juglindorët nga rikthimi në Kategorinë e Parë. Por, ky objektiv dështoi në ndeshjen e fundit të kampionatit ku Skënderbeu barazoi me Dinamon dhe matematikisht tashmë nuk ka më shpresë për të vijuar në elitë.

18:38
Qeni ecën disa kilometra, hyn në një shtëpi të rastit dhe futet në krevatin e pronarëve (fotot)

Një qen në Tennessee që duket se nuk preferonte të zbatonte rregullat e “hapësirës personale” pasi kishte ecur disa kilometra hyri për shlodhje në një shtëpi të rastit.

18:36
Debatet në kuvend/ Rama: Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rrëzimit të rezolutës për masakrën e Srebrenicës e kërkuar nga Sali Berisha dhe një grup deputetësh mbështetës të tij.

18:30
Zyrtari amerikan: Kapja e autorëve të krimeve të luftës është një “lojë e gjatë”

Ambasadorja e përgjithshme e SHBA-së për drejtësinë penale globale, Beth Van Schaack tha se vendosja përpara përgjegjësive të autorëve që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, është një sfidë e madhe.

18:27
Vodhi 30 mijë ton grurë nga Ukraina, anija ruse shihet në Siri

Një anije ruse që dyshohet se transportonte grurë të vjedhur në Ukrainë është parë në portin sirian të Latakias.

18:07
Ftesë në 5/U dashuruan në shkollë dhe u ritakuan pas 16 vitesh, historia si nëpër filma e këngëtarit korçar

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar këngëtari i njohur korçar Arjan Dredhasi dhe bashkëshortja e tij Liljana.

18:06
Vijojnë negociatat e vështira për evakuimin e të plagosurve rëndë nga fabrika e çelikut Azovstal

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka folur gjatë një interviste në Kiev ditën e djeshme.

18:05
Pasagjeri ‘hero’ që uli i vetëm avionin në Florida tregon tmerrin e humbjes së pilotit (fotot)

Një pasagjer “hero” që mrekullisht arriti të ulë avionin pasi piloti i mjetit humbi ndjenjat dje në Florida, është identifikuar sot si një vendas 39 vjeçar që realizoi bëmën i veshur vetem me shpaka dhe me njohuritë e tij si “stilist” ambjentesh shtëpiake.

18:01
Top Talk/ Nora Malaj: Një presidente grua që të bëjë zap mistrecët e politikës

E ftuar ditën e sotme në ‘Top Talk’ ishte Nora Malaj, e cila diskutoi së bashku me moderatorin e emisionit Denis Dyrnjaja, rreth mundësisë së zgjedhjes së një gruaje në krye të shtetit.

17:51
Më e dashuruar se kurrë, Kim bën deklaratën e ëmbël për Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë një ndër çiftet më të komentuar në të gjithë botën.

17:51
Balla i prerë: Asnjë propozim nga Sali Berisha nuk miratohet në kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha i prerë se asnjë propozim nga Sali Berisha nuk do të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

17:44
U martuan brenda fabrikës së çelikut Azovstal, ushtari vritet vetëm tre ditë pas ceremonisë (Fotot)

Një ushtar ukrainas, i cili ishte izoluar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të rrethuar të Mariupol, vdiq tre ditë pasi u martua.

17:40
45 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, tetë pacientë në spital

45 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

17:31
Trafiku/ Veliaj ironizon deputetët e opozitës: Një mënyrë për ta ulur, është të jetoni në qytetin ku votoheni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur opozitës lidhur me debatet për trafikun në Tiranë.

17:29
Tre gra koreane qëllohen me armë në sallonin e flokëve në SHBA (fotot)

Një sulmues që ende është në kërkim nga policia ka hyrë mbrëmë në një sallon flokësh në Dallas, SHBA dhe ka qëlluar ndaj tre grave që ndodheshin aty.

17:29
Fotot mahnitëse, aleatët e NATO-s stërviten në Maqedoninë e Veriut

Pamje të jashtëzakonshme kanë kapur anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut që stërviten në Maqedoninë e Veriut këtë pasdite.

17:28
Veliaj në Këshill Bashkiak: Finalja e Conference League sukses për Tiranën, i rrit vlerën e qytetit, cinikët skeptikë për hotelet, sot në Tiranë s’ka më dhoma

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për projektvendimin për kalimin e një fondi special për organizimin e finales së Conference League në kryeqytet. Veliaj e cilësoi atë si një ngjarje të jashtëzakonshme për qytetin, që do i shërbejë për mirë Tiranës.

17:24
Nisja e hetimeve për abuzimet e trupave ruse në Ukrainë/ Miratohet rezoluta, cilat shtete votuan kundër

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për të hetuar krimet e supozuara nga trupat ruse në pjesë të Ukrainës që dikur ishin nën kontrollin e tyre, me synimin për të kërkuar përgjegjësinë për aktet e rënda.

17:15
Imazhi i parë i vrimës së zezë në galaktikën tonë

Bota mundi të shihte për herë të parë imazhin e një vrime të zezë gjigante në qendër të galaktikës sonë që njihet edhe si “Rruga e Qumështit”, me astronomët që e etiketuan si një “gjigant të butë” me një dietë gati ekstreme.

17:13
“Leje menstruale”, Spanja mund të bëhet vendi i parë evropian që do e miratojë

Spanja mund të bëhet vendi i parë perëndimor që lejon gratë të marrin disa ditë “leje menstruale” nga vendi i punës çdo muaj sipas legjislacionit të ri të propozuar që do të zbulohet javën e ardhshme.

17:09
Scholz ofron mbështetje të plotë për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur ditën e sotme propozimin për anëtarësimin e Finlanës në NATO.

17:00
Rinasi, gati për finalen/ Shton personelin! Në tre ditë priten 25 mijë udhëtarë më shumë

Prej kohësh në të gjithë operatorët  kyç organizator të finales së madhe të Conference League në vendin tonë janë vënë në punë në bashkëpunim me përfaqësuesit e UEFA- s për të përmbushur në mënyrë korrekte detyrimet respektive për një aktivitet madhor si ky.

16:47
Burri ‘hero’ shpëton 3-vjeçaren e varur në dritaren e katit të tetë (video)

Një burrë është vlerësuar sot si ‘hero’ pasi ka shpëtuar nga rënia një vajzë të vogël që varej jashtë një dritareje të katit të tetë në Kazakistan.

16:46
OKB: Mbi gjashtë milionë persona kanë ikur nga Ukraina prej luftës

Mbi gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit me Rusinë në fund të shkurtit, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.

16:42
Salianji: Politika është më interesante tek ‘Portokallia’ se në Kuvend, në këtë vend diskutohet vetëm si të ndahen paratë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh rreth skandaleve të PS-së ku e filloi me patronazhistët dhe deri tek zgjedhja e presidentit.

16:39
Historia 11-vjeçarit që u përdhunua nga rusët, pas kësaj komunikon vetëm përmes vizatimeve

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut po mban sot një seancë urgjente në Gjenevë, duke shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

16:39
Zëvëndëskancelari gjerman: Rusia po përdor energjinë si “armë”

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck akuzoi Rusinë këtë të enjte se po e përdor energjinë “si armë”.

16:26
Sanksionet e Kremlinit/ Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom ndalon dërgimin e gazit përmes tubacionit të Polonisë

Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom, ka bërë me dije se do të ndalojë dërgesat e gazit rus përmes tubacionit Yamal që kalon në Poloni, kjo pasi Kremlini vendosi një sërë sanksionesh në kompani të ndryshme.

16:24
Familjet e luftëtarëve të bllokuar në fabrikën e çelikut i kërkojnë ndihmë Erdoganit

Familjet e luftëtarëve të strehuar në uzinën Azovstal në Mariupol i bënë thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i kërkuar atij që “të jetë një hero” dhe të fillojë një procedurë shpëtimi për të gjithë luftëtarët e mbetur në uzinë.

16:20
“Hajde merr numrin 10 dhe luaj si fantazist”, Marcelo plot dilema për të ardhmen

Marcelo u kthye në futbollistin më fitues të historisë së Real Madrid (24 trofe), duke kaluar një legjendë si Gento.

16:18
Prokurori anti-mafia qëllohet për vdekje në muajin e mjaltit me gruan shtatzënë (fotot)

Një prokuror paraguaian që kishte dënuar shumë gangsterë e trafikantë drogash është qëlluar dje për vdekje nga vrasës me pagesë teksa ishte në muajin e mjaltit me gruan e tij shtatzënë në Kolumbi.

16:17
Rrezikon ta humbasë me parametra zero, Barcelona vendos për të ardhmen e Depay-t

Ndërsa kontrata e Memphis Depay përfundon në vitin 2023, Barcelona dëshiron të rinovojë për të shmangur rrezikun për ta humbur atë me parametra zero.

16:15
Pesë ushqimet që mund të shkaktojnë aromë të keqe të trupit

Ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht.

16:13
Forcat ruse vazhdojnë ofensivën drejt qytetit Odesa

Forcat ruse po vazhdojnë sulmet me artileri në Ukrainën juglindore, ndërsa përpiqen të avancojnë drejt qytetit Odesa dhe pjesëve të tjera të rajonit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, njofton nga rajoni Zaporizhzhia, në Ukrainën jugore.

16:08
Vitamina çdo ditë? Çfarë duhet të dini përpara se t’i merrni

Shumë njerëz marrin çdo ditë suplemente për të përmirësuar shëndetin  e përgjithshëm, por a ndihmojnë ato në të vërtetë? Cilat janë anët e rrezikshme dhe cilat suplemente duhet të merrni?

16:01
Gjendet një predhë e vjetër luftarake në Elbasan, ishte e pashpërthyer në një përrua

Një predhë e vjetër luftarake e pashpërthyer është gjendur ditën e sotme në një përrua në fshatin Mengël.

15:41
“Krimi më i egër në Europë pas Luftës II Botërore”, Balla: Më 11 korrik seancë të posaçme plenare për Srebrenicën

Pas debateve në seancë plenare, Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi sërish përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me genocidin serb në Srebrenicë.

15:29
Siemens largohet nga Rusia

Grupi teknologjik dhe industrial gjerman, Siemens AG, ka thënë se do të ndalë plotësisht operacionet në Rusi dhe do të largohet nga ky treg për shkak të pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë.

15:28
Tmerrohen 122 pasagjerët e avionit që merr flakë në pistë gjatë ngritjes (fotot)

Një avion me 122 pasagjerë në bord ka shpërthyer dramatikisht në flakë teksa avanconte në pistë drejt ngritjes së dështuar sot në Kinë.

15:20
Hapja turistike e Ballkanit. Konferenca e ministrave të vendeve ballkanike

Ministrat e turizmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në konferencën ndërministrore të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku tema kryesore ishte “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit”.

15:10
Rama lajmëron ndryshim kursi: Anëtarësimi? Ne, peng i një ngërçi me të cilin nuk kemi lidhje

Kryeministri Edi Rama dha disa detaje se ku u përqendrua biseda gjatë takimit joformal me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borell dhe  krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

15:03
Raportimi i SPAK/ Kraja: Të ndërgjegjshëm kë hetojmë, i prisnim presionet

Përballë akuzave të kreut të qeverisë Rama, kryeprokurori Arben kraja dha llogari para një tjetër qeverie nga e cila varet SPAK.

14:55
Përplasje për Srebrenicën. Berisha akuzon socialistët. Balla i kujton thyerjen e embargos

Deputetët Socialistë votuan kundra një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

14:43
Konferenca për turizmin, Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj. Histeria për hotelet nuk është serioze

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

14:41
“U kthyet në parlament të Moskës”, “Srebrenica” përplas në seancë Berishën e Ballën. Socialisti: Bota e përtejme nuk i hyn në punë askujt

Taulant Balla dhe Sali Berisha janë përfshirë sërish në debat në seancë plenare lidhur me mosvotimin e rezolutës që dënonte genocidin serb në Srebrenisë.

14:37
“Drejtësi për Shqipërinë, e vodhët”/ Ndjekësit e Eurovizionit “shpërthejnë” me kritika: Ronela duhet të fitonte, ku shkuan votat tona? (Fotot)

“Drejtësi për Shqipërinë dhe Ronelën”, kështu shprehen mijëra ndjekës të “Eurovision Song Contest”, pasi këngëtarja Ronela Hajati më këngën e saj “Sekret”, u la jashtë finales.

14:10
Të dielën, ndeshja e lamtumirës/ Drejtuesit e Ajax-it: Ten Hag, trajneri më i mirë i shekullit të 21-të

Të dielën, në Arnhem përballë Vitesse-s, Erik Ten Hag do të mbyllë aventurën e tij në krye Ajax. Tekniku 52-vjeçar ka shkruar historinë me “harkëtarët” dhe nga klubi është konsideruar si trajneri më i mirë i shekullit 21-të.

14:07
U dënua për rekrutimin e shqiptarëve drejt ISIS, Verdi Morava lë qelinë pas 8 vitesh: Do vijoj betejën ligjore, jam i pafajshëm

Verdi Morava, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal që rekrutonte shqiptarë drejt ISIS, është sot i lirë.

14:01
Rusia kërcënon Finlandën: Po hytë në NATO, do të ketë luftë!

Kremlini reagoi pas njoftimit se Finlanda është pozicionuar për anëtarësim në NATO, duke thënë se një lëvizje e tillë nuk do ta ndihmojë stabilitetin dhe sigurinë në Europë dhe se do të perceotohet si kërcënim i drejtpërdrejtë nga Rusia, e cila do të marrë masa shpaguese.

13:41
Presidenti i ri/ Opozita nis raundin e parë të negociatave me aleatët. Mediu zbardh detajet pas takimeve me dy kampet e PD

Opozita ka nisur raundin e parë të negociatave me aleatët për zgjedhjen e presidentit të ri.

13:33
Shpresa për marrëveshjen e targave të kosovës, takimi në Bruksel!

Vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Berlin shtoi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për targat e automjeteve.

13:31
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron Tiranën për titullin kampion, cilëson edhe zhvillimin e futbollit vendas

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përmes tij edhe ekipit të Tiranës, për kurorëzimin si kampione e Shqipërisë, për sezonin futbollistik 2021-2022.

13:04
Plagosje me thikë në Kavajë, përfundon në spital 55-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku ka mbetur një i plagosur.

13:01
Dështon plani i të burgosurit në Korçë/ Piu ilaçe dhe përfundoi në spital, tentoi të vidhte bisturinë e mjekut

Një shtetas nga burgu i Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore për shkak se kishte konsumuar një sasi ilaçesh.

13:00
Kosova në KE, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Do mbrojmë shtetin!

Fill pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës, presidenti i Serbisë. Kosova ka shkelur në mënyrë brutale marrëveshjen e Washingtonit, deklaroi ai.

12:38
Pilotit i bie të fikët, pasagjeri pa eksperiencë fluturimi ul avionin në pistë!

Darren Harrison nga Florida është kthyer papritur në njeriun e ditës në Shtetet e Bashkuara, dhe emri i tij po lakohet nga të gjitha mediat e mëdha botërore.

12:34
BE zbut masat për maskën në avion: hiqet detyrimi në aeroporte!

Bashkimi Europian ka vendosur të zbusë masat për mbajtjen e maskës në avion.

12:32
”Një luftë që s`mund të fitohet”, NATO e shqetësuar: Situata në Ukrainë, e paqartë!

Liderët e NATO-s janë të shqetësuar nga ideja se në Europë mund të ketë një luftë të zgjatur, e cila nuk mund të fitohet.

12:30
Krerët e Finlandës pajtohen: Bashkim me NATO-n sa më parë, analistët: Tërmet gjeopolitik!

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e këtij shteti, Sanna Marin, kërkuan njëzëri që Finlanda të anëtarësohet në NATO, “pa vonesa”.Të dy liderët thanë në një deklaratë të përbashkët se presin vendimin në ditët në vijim.

12:30
Rastet e para zyrtare me Covid, Koreja e Veriut hyn në izolim të ashpër!

Në një kohë kur koronavirusi u përhap në të gjithë globin, Koreja e Veriut nuk pranonte të kishte raste të sëmundjes.

12:27
Apple bie nga froni: Jo më numri një i botës!

Apple e ka humbur pozicionin e saj si kompania më vlerën më të madhe në botë pas një shitjeje të konsiderueshme të aksioneve të veta te teknologjisë.

12:25
Dalin pamjet kur rusët vrasin dy civilë pas shpine, CNN: Videoja është e vërtetë! 

CNN ka siguruar një video e cila tregon momentin kur ushtarë rusë qëllojnë dhe vrasin dy civilë të paarmatosur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

12:21
Dita e infermierëve/ Rrëfimi i 54-vjeçares që shërben nëpër fshatrat e Gramshit

22 vite infermiere në zona të thella të Gramshit, e megjithatë Ruzhdie Xheka nuk ndihet e lodhur.

12:18
Psikologët e rremë/ Urdhri i psikologëve numëron 1300 anëtarë në të gjithë vendin

Kjo është faqja zyrtare e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë. Çdo vit ky urdhër e përditëson këtë listë dhe ua dërgon institucioneve dhe televizioneve. Qëllimi i gjithë kësaj është që të shmangen dhe frenohen psikologët e rremë.

12:18
“Fast and furious” në Kukës. Banorët të shqetësuar nga lëvizja me shpejtësi e makinave

Ecja me shpejtësi e automjeteve në rruget krysore të qytetit të Kukësit është një prej fenomeneve ku banorët e qytetit verilindor duhet të përballen çdo ditë.

12:11
Darka me liderët e ballkanit/ Borrell: Unifikoni politikën e jashtme me ne

Në përfundimin e takimit joformal me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borell, krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor iu rikujtua se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin europian.

12:07
Debate në Kuvend/ Rrëzohet rezoluta për Srebrenicën e kërkuar nga Berisha

Deputetët Socialistë votuan kundra një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebrenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

12:02
“Bullgaria ka marrë peng Maqedoninë e Veriut”/ Rama nga Brukseli flet për integrimin: Do të ndryshojmë kurs…

Pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ku ka folur për çështje të ndryshme, siç është integrimi në BE.

11:30
Përplasi me makinë foshnjën dhe prindërit, lihet në burg Ajas Sulejmeni/ Avokati kërkon masë më të lehtë: Ka tre fëmijë…

Ajas Sulejmeni, 39-vjeçari që aksidentoi rëndë një çiftin me foshnjën e tyre në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës, është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.

11:14
I moshuari pëson parainfarkt në plazhin e Vlorës, kryebashkiaku Dritan Leli i vjen në ndihmë (Pamjet)

Një i moshuar duke bërë plazh në bregdetin e Vlorës nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës.

11:08
Sherr mes deputetëve demokratë në Kuvend, Bardhi- Spahos: Shko zhduku, palaço!

Një sherr ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Edmond Spaho.

11:02
Raporti vjetor i SPAK/ Kraja: Prokurorët e dinë kë të hetojnë! E dinim që do kishim presione

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë po zhvillohet seanca dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

11:02
Anëtarësimi në KE, Kosova dorëzon aplikimin: Sot çelet një kapitull i ri!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dorëzoi aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Europës.

10:44
“Tradhtari i luftës së Kosovës”/ Balla akuzon Berishën: Furnizove me naftë kontrabandë ushtrinë serbe, të nisin hetimet për thyerjen e embargos së OKB

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla akuzuar Sali Berishën si përgjegjës kryesor për masakrën e Srebrenicës.

10:28
Masakra e Serbrenicës, Berisha: Kërkojmë të dënohet gjenocidi, Vuçiçi, një Putin i vogël!

Deputeti Sali Berisha u shpreh se nisma e grupit të PD për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara.

10:15
Danimarka dhe Estonia mbështesin vendimin e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen është shprehur se Danimarka do të mirëpresë Finlandën në NATO dhe do të punojë për anëtarësimin e saj sa më shpejt.

10:08
De Bruyne i pangopur: Duhet të shënoja 5 gola! Reali? Mos ma kujtoni, e humba fare

Kevin De Bruyne mori përdore Manchester City përballë Wolves, kundërshtar të cilit i shënoi katër gola. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 1-5 “Ujqit” dhe ka nevojë për katër pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampione e Anglisë për herë të tetë në histori dhe të katërt në pesë vitet e fundit.

09:51
Aksident në Kallm të Fierit, makina përplas të moshuarin

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Kallm të Fierit, ku është lënduar një person.

09:47
Frikë nga lufta! Finlanda njofton vendimin për tu anëtarësuar në NATO

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës njoftuan mbështetjen për anëtarësimin në NATO këtë të enjten, duke e çuar vendin nordik që ndan një kufi prej 800 miljesh me Rusinë, një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

09:33
Përshtatja e Ballkanit Perëndimor me politikën e jashtme të BE-së, “element qendror në rrugën evropiane”

Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian.

09:22
Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Google Play Store është në përdorim me kufizime shumë të mëdha në Rusi, për shkak të sanksioneve të Perëndimit pas sulmit ndaj Ukrainës. Së shpejti nis nga puna një alternativë ruse, që e ka kapërcyer fazën e testimit.

09:14
Zhang në ekstazë: Kjo Kupë do mbetet në histori, fitojmë edhe titullin

Interi triumfoi 4-2 pas kohës shtesë në një finale emocionuese dhe plot polemika. Zikaltrit fituan Kupën e Italisë për herë të tetë në histori, sukses që mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër.

09:10
Goditen me thikë dy shqiptarë në Itali dhe lihen në mes të rrugës, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (Emrat)

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane për dy shqiptarë, të cilët janë gjetur të plagosur më thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara.

08:55
Video/ Rrëshqiti nga pista, përfshihet nga flakët avioni në Kinë, mbi 40 të plagosur

Një aeroplan me 122 persona në bord doli nga pista në Chongqing të Kinës dhe u përfshi nga flakët.

08:46
Arrijnë në 16.2 mijë vdekjet shtesë në vend nga fillimi i pandemisë/ 4.7 herë më shumë se deklarimet zyrtare

Ndonëse me ritme më të ulëta se në dy vitet e mëparshme, pandemia e Covid-19 ka vijuar që të marrë jetë njerëzish edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

08:43
Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Burimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi do të bëhet së shpejti, me siguri të enjten.

08:27
SHBA, Evropa perëndimore të shqetësuara për një luftë të gjatë në Ukrainë

A do të ketë një luftë pa fund që nuk mund të fitohet në Evropë? Ky është skenari të cilit i druhen dhe për të cilin po përgatiten udhëheqësit e NATO-s, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë në muajin e tretë, po jep pak shenja se do të ketë një fitore vendimtare ushtarake nga secila nga palët dhe nuk duket të ketë zgjidhje në horizont.

08:20
Supermarketet kufizojnë shitjen e vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin/ Importuesit: Nuk ka mungesë furnizimesh

Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet.

08:16
Temperaturat deri në 26 gradë! Mësoni çfarë ka rezervuar moti për sot

Këtë të enjte, vendi ynë mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.