Salianji: Politika është më interesante tek ‘Portokallia’ se në Kuvend, në këtë vend diskutohet vetëm si të ndahen paratë

12/05/2022 16:42

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh rreth skandaleve të PS-së ku e filloi me patronazhistët dhe deri tek zgjedhja e presidentit.

Salianji tha se drejtësia e kepërdorur është një problem shumë i madh pasi iu jep të drejtë ndërtimeve të paligjshme të projekteve të mëdha dhe ‘shkel’ ata persona që bëjnë rregullime të vogla në shtëpi apo ndërtojnë një kasolle.

Deputeti i PD-së u shpreh ndër të tjera se politika në Kuvend është aq e lodhshme sa edhe në ‘Portokalli’ ka më shumë interes për bërjen e politikës, pasi qeveria e ka mendjen vetëm për ndarjen e parave dhe aseteve shtetërore.

Salianji: Nuk përfundon vetëm tek patronazhistët skandali po edhe më tej, qeveria aty ku ka mundësi keqpërdor institucionet shtetërore dhe sistemin gjyqësor. Pa diskutim që drejtësia e kepërdorur është një shqetësim për të gjithë qytetarët, pasi mbështet këta që ndërtojnë pallate e aeroporte dhe shkel ata që bëjnë sovatime dhe kasolle.

Nëse ndonjëri guxon ti shkojë hetimeve deri në fund, Rama e kërcënon. Nëse do ndonjëri nga ju mund të përgjigjët, po jeni ktheyr në akuza nga viti 90 a thua se nuk keni 30 vite një pjesë e juaja në këtë sallë dhe a thua se PS-ja nuk ka nëntë vite në pushtet. Politika është më interesante tek portokallia tek Veleshnja se sa kjo këtu që nuk bën as për të qeshur. Fokusi i vëmendjes është zgjedhja e presidentit ku nuk di se ka ndonjë autoritar që është i denjë për atë pozicion. Ne kemi rënë po në këtë grackë duke mos u marrë me problemet që janë më të rënda. Në këtë vend diskutohet vetëm si të ndahet paraja, si të shfrytëzohen asetet shtetërore në interes të PS dhe ti hidhet hi mediave.

Manja: Nuk ka asnjë mëdyshje sepse Rama ato që thotë nuk lë hapësirë për mëdyshje. Nëse keni shqetësim për mbrojtjen e të dhënave voto konventën. Për patronazhistët, dua ta kuptoni se janë një instrument politik vullnetar dhe i kanë marrë të dhënat në biseda telefoni. Ne kemi kurajon ti takojmë zgjedhësit tanë sy për sy ndërsa ju nuk shihni njëri tjetrin në sy.”

 

 

Top Channel