Gjendet një predhë e vjetër luftarake në Elbasan, ishte e pashpërthyer në një përrua

12/05/2022 16:01

Një predhë e vjetër luftarake e pashpërthyer është gjendur ditën e sotme në një përrua në fshatin Mengël.

Njoftimi është bërë nga banorët në sallën operative të DVP Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

 

Top Channel