Zhang në ekstazë: Kjo Kupë do mbetet në histori, fitojmë edhe titullin

12/05/2022 09:14

Interi triumfoi 4-2 pas kohës shtesë në një finale emocionuese dhe plot polemika. Zikaltrit fituan Kupën e Italisë për herë të tetë në histori, sukses që mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër.

Vetëm Juventusi (14) dhe Roma (9) kanë fituar Kupën e Italisë më shumë se djemtë e Simone Inzaghit. Tani fokusi te dy ndeshjet e fundit në kampionat, me shpresën në një hap fals të Milanit kryesues.

Presidenti i Interit, Steven Zhang e cilësoi historik triumfin përballë bardhezinjve të Allegrit në prononcimin për Sportmediaset. “Jam i nderuar çdo ditë që punoj me këtë grup njerëzish, brenda dhe jashtë fushës.

Djemtë dhanë përgjigjen e duhur, jemi të gjithë të lumtur. Kjo Kupë do të mbetet në histori, por tani është momenti të mendojmë për titullin kampion. Unë kam shumë besim se do ia dalim”, deklaroi 30-vjeçari.

Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur në kampionatin italian, aty ku kryeson Milani i Stefano Piolit me 80 pikë, dy më shumë se Interi.

Top Channel