Ecja me shpejtësi e automjeteve në rruget krysore të qytetit të Kukësit është një prej fenomeneve ku banorët e qytetit verilindor duhet të përballen çdo ditë.

Për nxënësit e shkollave, mësuesve por edhe banorëve ecja me shpejtësi e makinave ne qytet është kthyer në problem dhe frikë pasi drejtuesit nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.

Ata shprehen se institucionet përkatëse duhet të punojnë më shumë për të parandaluar automjetet që kalojnë limitet e shpejtësisë.

Ndërkohë që gjatë këtyre ditëve si rezultat i aksidenteve që po ndodhin në të gjithë vendin, deri tani ekspertet e qarkullimit rrugor në Kukës kanë arrestuar 1 shetats, kanë proçeduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë si dhe kanë vendosur masa administartive për 3 shtetas që po ecnin me shpejtësi. Rezulton që drejtuesit e automjeteve të jenë të mitur të cilët nuk posedojnë as lejet e drejtimit.

Top Channel