Hapja turistike e Ballkanit. Konferenca e ministrave të vendeve ballkanike

12/05/2022 15:20

Ministrat e turizmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në konferencën ndërministrore të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, ku tema kryesore ishte “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit”.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Mjalinda Bregu tha se heqja e barrierave është hapi i parë për pozicionimin e Ballkanit Perëndimor në hartën botërore të turizmit.

“Ka një pyetje të hapur për të gjithë ne: Si të pozicionojmë Ballkanin Perëndimor në hartën turistike të botës? Dhe ne themi se heqja e barrierave është hapi i parë. Mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve në rajon. Marrëshveshja e Lëvizjes së Lirë me Karta Identiteti në Ballkanin Perëndimor, dhe Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë për qytetarët e palës së tretë brënda Ballkanit Perëndimor janë të përgatitur për firmosje dhe do japin një shtysë të re për turizmin”.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se nuk duhet të jemi vende konkurrente por duhet ta promovojmë njërit tjetrin.

“Hapja turistike e ballkanit i jep sens ekonomik nje tregu te ri dhe itinerare me te gjata turisteve. Te dashur miq jemi vende shume te vogla per te krijuar tregje te izoluara, që do e mbajne vizitorin per pak dite. Nese ne i hapim , koodinojme dhe promovojne njeri tjetrin sic promovojme veten, nuk do te jemi dhe nuk jemi konkurrent, jemi plotesues.”

Teksa foli për Tiranën si një ndër qytetet më të ndërlidhura në Ballkan me 105 fluturime ditore, Kryebashkiaku Veliaj u ndal dhe tek rezervimet e hoteleve per finalen e Conference League që do të mbahet më 25 maj në Tiranë.

“Sot jemi në një situatë ku shumë njjrëz nuk po gjejnë dot dhoma për datën 25 maj, kur Tirana do të presë finalen e UEFA-s, Roma – Fejnord. Kam edhe disa mesazhe për ata që janë këtu në Tiranë, ata që janë nga Tirana. Ne o do bëjmë histeri, o do bëjmë histori. Ne nuk mund të bëjmë dhe histeri, o do bëjmë histori, ne nuk mund të bëjmë dhe histeri dhe histori. Ne nuk mund të ulërasim “çfarë janë këto kulla dhe oligarkë, e pastrimi i parave”, nëse s’kemi fakte. Se po të kemi patjetër duhet të shkojmë në prokurori. Por ja ku jemi sot, ia mbërritëm ditës që në Tiranë nuk ka më vend”.

Më 8 qershor,  do të nis dialogu mes Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Europian, për të reduktuar tarifat roaming mes vendeve të rajonit dhe BE-së, si pjesë e Tregut të Përbashkët Digjtal.

Top Channel