“Hajde merr numrin 10 dhe luaj si fantazist”, Marcelo plot dilema për të ardhmen

12/05/2022 16:20

Marcelo u kthye në futbollistin më fitues të historisë së Real Madrid (24 trofe), duke kaluar një legjendë si Gento.

Një vit përpara kalimit në Bernabeu, braziliani ishte shumë afër Sevillas. Drejtori sportiv, Monchi kishte dalluar talentin e adoleshentit të Fluminenses, por Reali përfitoi dhe sigurisht që lojtari zgjodhi Madridin.

ontrata aktuale i përfundon më 30 qershor. Marcelo dëshiron të luajë edhe një vit me ekipin e Carlo Ancelottit, por nuk përjashtohet rikthimi në vendlindje, aty ku e presin krahëhapur Fluminense dhe Botafogo.

34-vjeçari u rrit dhe hodhi hapat e parë si futbollist profesionit te Fluminense. “Kam një dashuri të madhe për atë klubi. Ata më kanë dhënë praktikisht gjithçka, dua t’i falënderoj të gjithë”, deklaronte Marcelo disa vite më parë.

Ndërkohë, Botafogo është skuadra për të cilën bënte tifo kur ishte i vogël. “Do të më pëlqente të luaja një ditë me Botafogon”, shprehej mbrojtësi i Realit për Globoesporte në vitin 2017.

E njëjta dëshirë ekziston edhe te klubi brazilian. “Marcelo është tifoz i zjarrtë i Botafogos dhe presidenti ynë tashmë ka biseduar me të. Ai është një lojtar që na intereson.

Nëse pranon të vijë te ne, atëherë do kishte mundësinë të luante si mesfushor ofensiv. Do i jepnim menjëherë edhe numrin 10”, deklaroi vitin e kaluar Carlos Augusto Montenegro, ish-presidenti i Botafogos.

Tani e ka vetë në dorë të ardhmen e tij. Dëshira për të vijuar edhe një sezon te Reali është e madhe, por edhe Fluminense dhe Botafogo e intrigojnë jo pak lojtarin që veshi 58 herë fanellën e kombëtares braziliane./Super Sport

Top Channel