Fill pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës, presidenti i Serbisë. Kosova ka shkelur në mënyrë brutale marrëveshjen e Washingtonit, deklaroi ai.

Dy vendet e firmosën ujdinë në fjalë shtatorin e vitit 2020 me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kosova pajtohet për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium – po ashtu njëvjeçar – mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Në fakt, në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet në fjalë kanë skaduar, megjithatë Departamenti amerikan i Shtetit i ka inkurajuar të dy vendet që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk duhet të përfshihemi në urrejtje dhe të hyjmë në psikozë konflikti, por të ofrojmë përgjigje të fuqishme në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, u shpreh Vucic, ndërsa shtoi se Serbia do të bëjë më të mirën për të mbrojtur shtetin. Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare si BE, Organizata Botërore e Tregtisë apo Interpoli.

Pavarësisht fushatës së ashpër të Serbisë së mbështetur nga Rusia për pengimin e Kosovës, ajo ka arritur megjithatë të anëtarësohet në disa prganizma ndërkombëtarë me peshë si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo  Federata Botërore e Futbollit.

Top Channel