Tre të vdekur në shkollën në Chernihiv, rusia sulm me raketa

12/05/2022 19:20

Raketat ruse goditën një shkollë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, duke u marrë jetën të paktën 3 personave.  Ndërsa 12 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi të mërkurën mbrëma.

“Një avion luftarak rus qëlloi me raketa shkollat ​​e mesme dhe të konviktit në Novhorod-Siverskyi, rajoni Chernihiv”, tha zonja e parë e Ukrainës në Telegram.

“Ky ishte një bombardim i qëllimshëm. Rusët, të cilët pretendojnë se sulmojnë vetëm objektet ushtarake, po bëjnë luftë kundër fëmijëve tanë. Në fakt, ata po bëjnë luftë kundër të ardhmes sonë.”, tha ajo më tej.

Ajo përmendi gjithashtu edhe faktin se një shkollë në Bilohorivka në Luhansk u godit nga një bombë dhe ku mendohet se 60 civilë kanë  vdekur.

I shënjestruar rëndë në fillimin e pushtimit rus të Ukrainës, rajoni i Chernigiv ka parë javët e fundit më pak sulme sesa rajonet e tjera lindore.

Që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, rreth 1635 objekte arsimore në Ukrainë janë dëmtuar nga sulmet dhe 126 të tjera janë shkatërruar plotësisht

Top Channel