Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë një ndër çiftet më të komentuar në të gjithë botën.
Ata u panë për herë të parë bashkë vitin e kaluar, ndërsa daljet e tyre në publik kanë qenë më të shpeshta, pas ndarjes nga Kanye West.
Kim ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me aktorin Pete Davidson. Në episodin e fundit të “The Kardashians”, teksa ishte në praninë e Ellen DeGeneres, Portia de Rossi dhe Scott Disick, ajo tha se ‘Pete është qenia njerëzore më e ëmbël dhe më e këndshme në planet”.
Pavarësisht se ishte një deklaratë shumë e ëmbël, Kim i kurseu detajet përpara kamerave. Page Six konfirmoi në nëntor se Kardashian, 41 vjeçe, dhe Davidson, 28 vjeç, ishin zyrtarisht në lidhje.
Dalja e tyre më fundit publike e tyre ishte në “Met Gala”, ku Kardashian veshi fustanin e Marilyn Monroe, njëkohësisht ndryshoi ngjyrën e flokëve vetëm që të ngjasonte me të.
Gjatë një interviste, Kim ka pranuar se nuk e ka pritur kurrë të lidhej me Pete, duke shtuar më tej se gjërat ndodhin atëherë kur nuk i pret.
“Unë mendoj se ndonjëherë gjërat ndodhin atëherë kur nuk i prisni. Ishte gjëja e fundit që po mendoja vërtet”, tha Kardashian për romancën e saj me aktorin.
Top Channel