Kjo është faqja zyrtare e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë. Çdo vit ky urdhër e përditëson këtë listë dhe ua dërgon institucioneve dhe televizioneve. Qëllimi i gjithë kësaj është që të shmangen dhe frenohen psikologët e rremë.

Valbona Treska: Urdhri i Psikologut aktualisht numëron 1200-1300 psikologë, anëtarë të cilët janë aktivë. Lista është e ndarë nëpër qarqe dhe qyetete të caktuara. Ko listë u dërgohet edhe televizioneve për t’i vënë në dijeni, që nuk mund të ftohen në emisione televizive psikologë që nuk janë profesionistë, sepse ka psikologë që janë sharlatanë, psikologë në thonjëza, që nuk e kanë titullin psikolog, por e keqpërdorin dhe përvetësojnë titullin. Një nga rastet që mund t’u përmend ishte një psikologe e qytetit të Elbasanit, e cila dilte në media me titullin psikolog, por në fakt kishte studime Bachelor dhe nuk kishte formimin e nevojshëm akademik për të qenë psikologe.

Unë bëj një thirrje për të gjithë qytetarët, bëni shumë kujdes në momentin që keni problematika të shëndetit mendor, zgjidhni profesionistin e duhur, referohuni listave të Urdhrit të Psikologut në faqen www.udhriipsikologut.al dhe gjeni personin që është kompetent për problematikën që ju keni.

Nëse një qytetar shkon tek një person që nuk është adapt për të zgjidhur problematikat e tij, jo vetëm që nuk trajton dot problemin që qytetari ka, por përkundrazi mund t’i mbivendosë problematika të tjera vetëm nga trajtimi totalisht i gabuar që mund t’i bëjë një sharlatan i tillë dhe një person që nuk është profesionist i fushës.

Jo të gjitha ata që reklamohen në rrjetet sociale si personat e përshtatshëm për të zgjidhur problematika të caktuara, janë realisht kompetent për ta bërë këtë. Të jeni të sigurtë që janë me dhjetra kolegët tanë, që janë profesionistë shumë të mirë, që nuk kanë kohë të bëjnë reklama nëpër rrjetet sociale edhe pse trajtojnë me dhjetra raste gjatë ditës.

Top Channel