Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë, ku ka mbetur një i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 në lagjen nr.13, ku 43-vjeçari G.B., ka goditur me mjet prerës G. M., 55 vjeç.

Ky i fundit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel