Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Kallm të Fierit, ku është lënduar një person.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel