Në një kohë kur koronavirusi u përhap në të gjithë globin, Koreja e Veriut nuk pranonte të kishte raste të sëmundjes.

Por së fundi, edhe vendi komunist është dorëzuar dhe konfirmoi infektimet e para zyrtare me Covid 19, deklarata këto të shoqëruara me njoftimet për masa të ashpra izolimi. Media shtetërore raporton për një shpërthim të variantit Omicron në Penian, por nuk dihet numri i saktë i infektimeve. Sipas saj, lideri koreanoverior, Kim Jong-un, është zotuar të zhdukë pandeminë, të cilën e shpalli “emergjencë të rëndë kombëtare”.

Vëzhguesit nuk binden, e thonë se sëmundja ka qarkulluar në këtë vend prej kohësh. Ata besojnë se shteti me një popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e saj për të luftuar pandeminë ishte mbullja e kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020. Autoritetet koreano-veriore bllokuan dhe importimin e disa produkteve, çka ndikoi në mungesat në ushqim dhe dobësimin e ekonomisë.

Top Channel