Scholz ofron mbështetje të plotë për anëtarësimin e Finlandës në NATO

12/05/2022 17:09

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur ditën e sotme propozimin për anëtarësimin e Finlanës në NATO.

Ai tha se Berlini do të japë mbështetje të plotë pasi presidenti dhe kryeministri i Finlandës njoftuan propozimin e tyre për anëtarësimin në NATO, duke e çuar vendin nordik,  i cili ndan një kufi 800 milje me Rusinë,  një hap më afër për anëtarësimin në aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.

“Unë mirëpres vendimin e Finlandës për të folur në favor të pranimit të menjëhershëm të vendit në NATO”, tha Scholz në një postim në Twitter.

“Në një telefonatë me presidentin Sauli Niinistö, sigurova Finlandën për mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane,” shtoi Scholz.

Presidenti finlandez në Twitter tha se ai diskutoi ofertën e anëtarësimit të Finlandës në NATO me kancelaren gjermane.

“Finlanda është mirënjohëse për mbështetjen gjermane për anëtarësimin tonë në NATO”, shkroi ai, duke shtuar se ata diskutuan gjithashtu “nevoja për të arritur paqen në Ukrainë”.  

 

Top Channel