Mësimdhënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë e kaluan orën e parë të mësimit jashtë klasave ku zakonisht janë në orën 8 të mëngjesit. 

Për një orë ata nuk dolën nga salla e mësimdhënësve në shenjë greve për kushtet e tyre të punës.

Greva e mësimdhënësve u mbajt në gjithë Kosovën.Të gjithë shkollat edhe në Prishtinë ishin në grevë po ashtu për një orë.   Greva mblodhi edhe shumë qytetarë para administratës në Komunën e Pejës.

Nga ora 8 deri në orën 9 qytetarët që donin të kryenin shërbime në administratat e tyre lokale nuk mund ta bënin këtë, për shkak që edhe punëtorët e administratës publike në nivel vendi, janë në grevë.

Për një orë dolën në grevë edhe punëtorët e ndërmarrjeve të energjisë në Kosovë.

Greva një orëshe është paralajmëruese e protestës së 20 majit në rast se kërkesat për implementimin e Ligjit të Pagave për mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të sektorit publik nuk plotësohen.

Top Channel