Gazetaret thone se mjetet e reja të përgjimit të Apple, jo vetëm që hapin Kutinë e Pandorës për rreziqet ndaj privatësisë, por minojnë lirinë e shtypit.

Apple e ka humbur pozicionin e saj si kompania më vlerën më të madhe në botë pas një shitjeje të konsiderueshme të aksioneve të veta te teknologjisë.

Për herë të parë, kryesimin e listës e merr pas gati dy vjetëve kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco. Investitorët kanë nisur t`i sheshin aksionet që kishin nëpër kompani teknologjike me qëllimin t`i rikanalizonin si investime më pak të rrezikshme.

Vlera e Bitcoin-it, një nga valutat më të njohur dixhitale, po kështu ka vazhduar të bjerë ndjeshëm. Aksionet e Apple ranë me mbi 5 për qind të mërkurën dhe tani vlera e saj shkon në 2.37 trilionë dollarë, ndërsa ajo e Aramcos llogaritet në 2.42 trilionë dollarësh. Aksionet e këtij prodhuesi të energjisë patën rritje të ndjeshme sivjet për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror. Ndërsa aksionet e Apple kanë pësuar rënie me gati 20% që nga fillimi i vitit.

Rritja e çmimeve është shndërruar në kërcënimin më të madh ndaj rimëkëmbjes së ekonomisë globale, që tani po del nga ngërci i pandemisë së koronavirusit. Në mbarë botën, bankat qendrore janë përgjigjur duke rritur normën e interesit, e kjo ka sjellë nga ana tjetër hezitim për investime më të rrezikshme në mesin e shqetësimeve se kostoja më e lartë e huamarrjes do të ngadalësojë rritjen ekonomike.

Top Channel