I dashuri i vdiq në Mariupol, por 21-vjeçarja vazhdon i shkruan mesazhe, historia e trishtë e ukrainases që i mbijetoi sulmeve ruse

12/05/2022 19:00

Të afërmit e ushtarëve që vdiqën në Ukrainë, kanë dhënë një konferencë për shtyp ditën e sotme për CNN.

Një ndër historitë që preku më shumë njerëzit ishte një 21-vjeçare, i dashuri i së cilës u vra nga forcat ruse në fabrikën e çelikut në Azovstal në Mariupol.  Bilousova tha se e mori vesh nëpërmjet një lajmi në Instagram vdekjen e të dashurit të saj dhe fillimisht nuk e besoi. Ajo tha se kishin katër vite që ëndërronin të shkonin së bashku në Gjeorgji dhe të ndërtonin jetën e tyre.

E reja u shpreh se që nga data një mars nuk ka marrë asnjë mesazh nga i dashuri i saj Dmytro Chornyi, por ajo vazhdon dhe i shkruan çdo ditë mesazhe në ‘Whatssap’, edhe pse nuk merr asnjë përgjigje.

21-vjeçarja me emrin Nicol, mori pjesë në konferencë me nipin e saj 5-vjeçar, Kirill, në prehër. Ajo, nipi dhe motra e saj kaluan pesë ditë duke u arratisur nga Mariupol në Zaporizhzhia, ku shpjegoi se ecën dy ditë dhe kaluan një natë në një kishë për tu fshehur nga sulmet ruse.

Megjithëse i dashuri i saj bashkëmoshatar ka ndërruar jetë, ajo nuk pranon ta besojë dhe shprehet se ai i thoshte gjithmonë se gjërat do të shkonin mirë.

 “Ne ishim miq shumë të mirë. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, i sjellshëm. Ai i donte djemtë me të cilët luftoi. Shpesh më thoshte të mos shqetësohesha, se gjithçka do të ishte në rregull. Tani nuk ndjej asgjë”, tha ajo.

Ajo kishte marrë gjithnjë e më pak mesazhe nga ai. Hera e fundit që ata dërguan mesazh ishte më 8 maj.

“Unë besoj dhe shpresoj se ky është një gabim, se ai është gjallë”, tha ajo.

Nastya Bilousova tregon një bisedë që kishte me të dashurin e saj, Dmytro Chornyi, i cili u vra në fabrikën Azovstal në Mariupol, Ukrainë.  Në mesazh, Chornyi i thotë Bilousovës se po pushon nga luftimet dhe ajo i thotë se e do atë.  Ajo gjithashtu i tha atij se doli për herë të parë pas disa ditësh për të blerë ushqime.

 

Top Channel