Vizita e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentit serb, Aleksandar Vucic në Berlin shtoi shpresat për arritjen e një marrëveshjeje për targat e automjeteve.

Që prej tetorit të vitit të kaluar, dy vendet po zbatojnë një ujdi të përkohëshme që i detyron të vendosin letër ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Marrëveshja e përkohshme u arrit në 30 shtator pas disa ditë trazirash në veriun e Kosovës, ku grupe serbësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave.

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, në 13 maj takohen në Bruksel delegacionet e Kosovës dhe Serbisë dhe sipas DW, pritet që të nëshkruajnë marrëveshjen e targave, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar. Në këtë takim, do të marrin pjesë dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga pala kosovare dhe Petkovic nga pala serbe.

Kurti nënvizoi atë që sic tha ai, e kemi theksuar prej vitesh: nuk jemi në parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime, dhe një nga parimet kryesore të bisedimeve është barazia e palëve. Për këto çështje, kryeministri kosovar pohoi se kishte biseduar në Berlin me Vucic në darkën jorformale të organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili vetë nuk mori pjesë, por i pranishëm ishte i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Top Channel