Një anije ruse që dyshohet se transportonte grurë të vjedhur në Ukrainë është parë në portin sirian të Latakias.

Mësohet se anija Matros Pozynich, po transporton rreth 30,000 ton grurë ukrainas, një nga eksportet më të mëdha të Ukrainës.

Kievi ka pretenduar vazhdimisht se Rusia ka vjedhur “disa qindra mijëra tonë” drithë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës. Shifra e fundit e dhënë nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës është 400,000 ton.

Anija ishte ankoruar në brigjet e Krimesë, përpara se të shkonte në portin egjiptian të Aleksandrisë – ku u kthye.

Më pas u zhvendos në kryeqytetin libanez të Bejrutit, por u kthye përsëri. Matros Pozynich mendohet të jetë një nga tre anijet që transportojnë grurë të vjedhur nga Ukraina. Në vitin 2021, Ukraina ishte eksportuesi i gjashtë më i madh në botë i grurit.

 

Top Channel