Përplasi me makinë foshnjën dhe prindërit, lihet në burg Ajas Sulejmeni/ Avokati kërkon masë më të lehtë: Ka tre fëmijë…

12/05/2022 11:30

Ajas Sulejmeni, 39-vjeçari që aksidentoi rëndë një çiftin me foshnjën e tyre në vijat e bardha në Rrugën e Kavajës, është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.

Përpara gjykatës, avokati i mbrojtës i Sulejmenit, Elton Hyseni ka kërkuar masë më të butë sigurie, atë të “arrestit shtëpiak”, me pretendimin se është baba i tre fëmijëve të mitur.

Një tjetër kërkesë drejtuar gjykatës e nga avokati, ishte që klinti i tij të hetohej me masën e sigurisë burg me afat, deri në përgjigjen e ekspertimit autoeteknik si dhe përgjigjes së analizave të urinës dhe gjakut për të parë nesë ai kish konsumuar apo jo lëndën narkotike.

Vetë Sulejmeni nuk ka folur asnjë fjalë përpara gjykatës, duke u shprehur se jam dakort me avokatin. Në fund gjykata rrëzoi pretendimet e tyre duke i lënë në burg

Mbi të rëndojnë tre akuza, ajo e shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoje, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës, largim nga vendi i aksidentit.

Policia ka referuar  të gjithë dinamikën e aksidentit ku përmend se në Rrugën e Kavajës, një mjet furositradë ka qarkulluar është përplasur me Arjan dhe Vilma Konomin. Çifti ka pasur karrocën e dorës me fëmijën tre muajsh, karroca u rrëzua pa u goditur, thonë ekspertët e policsë rrugore.

Mjeti është lënë në vendngjarje, aty u gjetën dokumenta personale dhe një telefon, pas rreth dy orësh është e bërë mundur kapja e drejtuesit të automjetit që u gjet tek një spital privat. Nga testi i dragerit rezultoi se ai nuk kishte pirë alkol, por nga testi drogësmatës rezultoi se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, specifikisht, marijuanë dhe metamenfinë.

Aktualisht, çifti ende ndodhet në spital pasi kanë dëmtime të rënda, ndërsa foshnja ka dalë nga spitali.

Top Channel