“Bëjnë punët e pista të Putin”/ Rrëfimi i mercenarit: Kemi bërë gjëra që…

12/05/2022 19:18

Për gati gjysmë dekade, ish-ushtari rus Marat Gabidullin ishte një luftëtar i grupit famëkeq mercenar Wagner. Gabidullin ka punuar për ushtrinë private ruse Wagner në Ukrainë dhe Siri nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Ai është anëtari i parë i këtij grupi paraushtarak që ka folur hapur për ato se çfarë ka bërë ky grup mercenarësh, e madje ka publikuar dhe një libër së fundmi.

 “Ne kemi përdorur mercenarët në një mënyrë që bie ndesh me të gjitha normat dhe vlerat morale dhe në një masë të tillë që vendet perëndimore nuk kanë as të dhëna dhe as idenë.”- tha Marat Gabidullin

Por tani, ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, ai beson se Kremlini duhet të ndalojë ndërhyrjet e huaja ushtarake dhe të fokusohet në përmirësimin e jetës së njerëzve në Rusi.

“Situata në Rusi është e vështirë sot sepse ligjet e miratuara së fundmi parashikojnë sanksione penale për këdo që thotë të vërtetën për ushtrinë dhe për këdo që shpreh mendimin e tij duke e quajtur atë një luftë dhe jo një operacion special. Kjo konsiderohet shkelje e ligjit. Në Rusi ju keni raketa, por nuk keni një makinë normale. Ne nuk kemi zhvilluar iPhone-in tonë. Ne jemi plotësisht të varur nga teknologjia perëndimore.” – tha Marat Gabidullin

Kompania private ushtarake në hije, Wagner Group, është shfaqur gjatë dekadës së fundit si një nga aspektet më të diskutueshme të Rusisë moderne nën Presidentin Vladimir Putin. Luftëtarët janë të përfshirë në konflikte jo vetëm në Siri dhe Ukrainë, por edhe në vendet afrikane duke përfshirë Libinë, Republikën Qendrore të Afrikës dhe Malin.

“Wagner është një lloj ushtrie e vogël. Ky është qëllimi i saj kryesor dhe në varësi të situatës në rajonin ku po punojnë njësitë, ato mund të dërgohen diku tjetër për të zgjidhur probleme të tjera. Sa për mohimet e presidentit rus Vladimir Putin për ekzistencën e grupit Wagner, mund t’ju them se formimi i një armë si ne , kjo mund të bëhet vetëm me lejen e autoriteteve shtetërore, jo më pak!”- tha Marat Gabidullin

Ai tregoi  mëv tej  se Ëagner përbëhet nga ushtarë të egër  që nuk njohin punë tjetër përveç luftës e që e marrin kënaqësi nga situatat e konfliktit. Por pjesa më e madhe, thotë ai për AFP, ishin thjesht ata që ishin bashkuar për paratë, të cilat mund të arrinin mijëra dollarë në muaj gjatë një misioni.

“Paratë që fitojnë në këto struktura, ata nuk do të mund t’i fitonin askund tjetër në Rusi”, tha Gabidullin. Nga frika për sigurinë e jetës së tij pas botimit të librit, ai u largua nga Rusia në fillim të këtij viti dhe tani jeton në Francë.

Top Channel